web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali në pushtetin vendor/ Enverët e Librazhdit festë me diktatorin

22 Gusht 2016, 13:56, Aktualitet CNA

Festa me 20 veta e organizuar në Orenjë të Çermenikës në Rrethin e Librazhdit, e cila ka përkujtuar krijimin e çetës së parë partizane në Qarkun e Elbasanit ka sjellë një gjë të veçantë, janë bërë bashkë tre Enverë. Citynews.al sjell fotot ekskluzive ku janë dy Enverë të gjallë dhe tjetri që shfaqet me poster. Dy rilindas në pushtet dhe një diktator që nuk mund ti mungojë ceremonive përkujtimore të bijve të tij në Librazhd.

Ndërsa veteranët kërkojnë më shumë vëmendje në 72 vjetorin e çlirimit, tre Enverët janë në krye të festës, nënprefekti i Librazhdit Enver Koçi, nënkryetari i bashkisë Enver Shkurti dhe Enver Hoxha në portret.

Dy Enveret përballë, njëri flet e tjetri dëgjon dhe pas tyre është portreti i Enverit që shikon ?bijtë? e tij si mbajnë lart foton dhe frymën revolucionare. .

Drejtuesit lokale të Librazhdit në asnjë cast nuk kanë kërkuar që të hiqet fotoja e diktatorit nga festa, e cila në fakt më shumë se përkujtim ishte një shfaqe e shëmtuar ku në mes të 20 vetëve ishin 3 enverë, dy të gjallë që festonin për diktatorin e vdekur të tyre. /Citynews.al





11:57 Aktualitet

Në pranga dhunuesi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, Shkodër...

11:47 Aktualitet

Burg për drogë

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Banush Ogi...

Lajmet e fundit nga