web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot MYFTARAJ/Ti Kosovë më jep turp, më jep emrin “kosovar”

22 Gusht 2016, 14:49, Aktualitet CNA

Deri në përfundim të Luftës së Parë Botërorore, nuk ekzistonte një territor i quajtur Kosovë, më saktë ?Kosovo? përveç Kosovo Poljes, që në shqip do të thotë Fushë-Mullenjë (lloj zogu), një rrafshinë në veriperëndim të qytetit të Prishtinës, disa km larg tij. Toponimi ?Kosovë? (Kosovo) shënonte një territor prej vetëm disa km².
Emërtimi Vilajeti i Kosovës, mbi të cilin sot bëhen spekulime kinse Perandoria Osmane e krijoi për të inicuar një lloj identiteti kosovar, ngatërron vetëm ata të cilët nuk e njohin Historinë. Zyrtarisht nuk ka ekzistuar Vilajeti i Kosovës si njësi administrative osmane. Në Perandorinë Osmane vilajetet emërtoheshin sipas emrit të qytetit ku e kishin qendrën. I ashtuquajturi Vilajet i Kosovës ishte në fakt Vilajeti i Shkupit, ku e kishte qendrën. Emërtimi ?i Kosovës? përdorej informalisht për shkak se në territorin e këtij vilajeti gjendej vendi i betejës së famshëm ku ishte vrarë një sultan osman, dhe ku ishte varri i tij.
Vilajeti i Shkupit kishte një shtrirje shumë më të gjerë se Kosova e sotme dhe ishte i ndërtuar sipas parimit osman të përzierjes etnike. Ai përfshinte territoret me popullsi boshnjake të Sanxhakut të Novi Pazarit, territore të gjera me popullsi sllave në juglindje dhe lindje të Shkupit. Në jug ky vilajet shtrihej deri pranë Kavardcit, në lindje deri në kufirin osmano-bullgar.
Askush, shqiptar ose serb, nuk e quante veten kosovar. Serbët e quanin atë që sot emërtohet ?Kosovë?, si Serbi e Vjetër.
Emërtimi ?Kosovë? me kuptim më të gjerë se rrafshina e ngushtë në veriperëndim të Prishtinës, u krijua në 1918, nga një grup emigrantësh politikë nga trojet shqiptare të mbetur jashtë kufijve të shtetit shqiptar, të cilët jetonin në Shqipërinë shtetërore. Këta bënë një mbledhje në Shkodër, ku vendosën të krijojnë një organizatë politike e cila do të punonte për çlirimin e trojeve shqiptare të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë shtetërore, nën pushtimin sllav, sipas Traktatit të Londonit të vitit 1913. Këta njerëz të cilët ishin me origjinë nga trojet shqiptare të sipërpërmendura, ndër të cilët kryesorët qenë Kadri Lutfullai, i vetëquajtur Kadri Prishtina, i njohur si Hoxhë Kadria, Hasan Prishtina, Bedri Pejani etj., e dinin se puna e parë që duhet të bënin ishte që të gjenin një emërtim për territoret që donin të çlironin, pasi kjo gjë ishte e domosdoshme edhe për paraqitjen e kauzës në rrafsh ndërkombëtar. Ata nuk kishin qëllim të krijonin një komb të ri, të quajtur kosovar. Ata donin që këto troje të bashkoheshin me Shqipërinë.
Si emërtim që shënonte trojet shqiptare të mbetur jashtë kufijve shtetërore nën pushtimin sllav, ata gjetën atë ?Kosovë?, një fjalë në gjuhën e pushtuesit nga i cili kërkoheshin të çliroheshin këto troje, Serbia! Arsyeja për këtë ishte se në mendjen e tyre ishte i ngulur thellë kulti osman i Betejës së Fushë-Kosovës (në turqisht: Kosova Meydan Muharebesi). Ironikisht, fjala ?Kosova? me ?a?, të cilën shqiptarët e atjeshëm e kanë bërë kauzë, përkundër ?Kosovo? vjen nga turqishtja! Në të dy rastet fjala është në serbisht, megjithatë. Fjala ?Kosovë? u përzgjodh si një fjalë serbe me ngarkesë historike osmane, për të shënuar një territor të drejtën mbi të cilin, dhe për këtë arsye edhe çlirimin e këtij territori e mëtonte një popullsi as serbe, as turke, që ishin shqiptarët e Kosovës! Sa vështirë që t? i kursesh pikëçuditëset duke e rrëfyer këtë histori. Nuk ka rast të ngjashëm në historinë botërore me lëvizjet që kërkojnë clirimin e një territory ku banon një popullsi e ndryshme nga ajo kombit pushtues.
Me gjetjen e fjalës ?Kosovë? për të shënuar territoret e gjera shqiptare që synohej të çliroheshin, doli edhe fjala ?kosovar? për banorin shqiptar të këtyre territoreve. Domethënë, puna e parë që bënë ata të cilët u mblodhën për të krijuar një lëvizje për çlirimin e trojeve shqiptare të mbetur nën pushtimin sllav, ishte që t? i emërtonin këto territore me një fjalë serbe dhe vetë popullsinë shqiptare të tyre me një fjalë serbe!
Cila do të kishte qenë alternativa? Sigurisht që mund të gjendej një fjalë shqipe. Një pjesë jo e vogël e trojeve shqiptare të asaj ane, kishte dhe ka një emërtim të pastër shqip: Rrafshi i Dukagjinit. Trojet shqiptare të mbetur jashtë kufijve shtetërorë nën pushtimin sllav, mund të ishin emërtuar fare mirë ?Dukagjin?. Por meqënëse kjo fjalë kishte konotacion kristian ishte e papranueshme për muslimanët praktikues, një prej të cilëve ishte dhe kryetari i organizatës Hoxhë Kadria. Kështu që për arsye fetare, u parapëlqye një fjalë serbe, me të cilën veshi i shqiptarëve të Kosovës ishte mësuar nga propaganda osmane dhe u krijua: Komiteti ?Mbrojtja Kombëtare e Kosovës?. Me fjalën ?Kosovë? doli edhe fjala ?kosovar?.
Komiteti nisi të nxiste përdorimin e emrit ?kosovar? për shqiptarët e trojeve shqiptare të mbetur jashtë kufijve, nën sundimin sllav. Në atë kohë në Shqipërinë shtetërore qenë strehuar dhjetëra mijëra shqiptarë nga këto troje. Është ironi e madhe që ndarjen shqiptarë-kosovarë e inicioi Komiteti ?Mbrojtja Kombëtare e Kosovës?. Shqiptarët e këtej kufirit mësuan befasisht se bashkëkombasit e tyre të përtej kufirit janë kosovarë!
Komiteti, për sa kohë ekzistoi, nuk paraqiti kurrë zyrtarisht një hartë të territoreve që përfaqësonte dhe që kërkonte t? i shkëputeshin Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene që u krijua fill pas Komitetit, dhe që duhet t? i bashkëngjiteshin shtetit shqiptar. Pra Komiteti nuk e bëri kurrë të ditur se ku ishin kufijtë e ?Kosovës? së tij. Dhe kishte arsye për këtë.
Meqënëse Komiteti hyri në bashkëpunim me organizatën nacionaliste bullgare VMRO (IMRO)që vepronte në Maqedoni, Komiteti hoqi dorë nga përfaqësimi i trojeve shqiptare që gjenden në Maqedoninë e sotme, për shkak se ato i rivendikonte Bullgaria. Për shkak të bashkëpunimit me nacionalistët malazezë, të cilët nuk pranonin humbjen e pavarësisë së Malit të Zi, që u përfshi në mbretërinë jugosllave, Komiteti, nuk përfaqësonte as trojet shqiptare që gjenden në Malin e Zi të sotëm. Kështu që, ironikisht, për shkak të pazareve të Hasan Prishtinës me nacionalistët bullgarë dhe malazezë, Komiteti përfaqësonte afërsisht territorin e sotëm të Kosovës!
Komiteti doli me sloganin ?Pa Kosovë nuk ka Shqipëri!? që për ta kishte kuptimin se Shqipëria shtetërore duhet të ishte në një gjendje lufte të përhershme me shtetin fqinj shumë më të fuqishëm Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, të quajtur më pas Jugosllavi, duke u bërë bazë e luftës së armatosur të kosovarëve për çlirimin e Kosovës. Kjo ishte një aventurë shumë e rrezikshme dhe që mund të kishte pasoja fatale për një shtet të ri, të varfër, të vogël, si Shqipëria.
Komiteti mori nën kontroll territorin verilindor të Shqipërisë, në kufirin me Jugosllavinë dhe e bëri bazë të tij për veprime luftarake në Kosovën e sotme. Shqipëria, për shkak se territori i saj u bë bazë për kryengritësit shqiptarë të Kosovës, të cilët zhvillonin në vitet 1918-1923, një luftë të ngjashme me atë të UÇK-së më vonë, humbi rreth një të nëntën e territorit që i dha Traktati i Londonit i vitit 1913. Në vitet 1918-1923, në zonat kufitare të Shqipërisë me Mbretërinë Serbo-Kroato-Slovene ishte krijuar një situatë e ngjashme me atë që do të ishte në vitet 1998-1999, kur kryengritës shqiptarë të Kosovës, të gjendur ngushtë nga mësymja e ushtrisë serbe tërhiqeshin në territorin e Shqipërisë, ose vinin këtu për t? u furnizuar me armatim.
Kur në 1920 Fan Noli, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i thoshte Lidhjes së Kombeve (që ishte si OKB sot) se Komandanti i ushtrive të Antantës në Ballkan, Gjenerali francez D? Esperey, në 1918, e lejoi Ushtrinë Serbe që të pushtonin rreth një të gjashtën e territorit të Shqipërisë së vitit 1913, ai nuk thoshte se kjo ndodhi për shkak të zgjerimit të veprimeve luftarake të organizuara nga Komiteti me bazë nga territori i Shqipërisë, përtej kufirit të vitit 1913. Serbët përfituan nga kjo situatë për pushtuar një pjesë të territorit të Shqipërisë, në zonat kufitare, deri në atë që serbët e quanin ?Vija Strategjike? e nevojshme për mbrojtjen e kufirit të tyre. Të gjitha këto veprime luftarake kundër ushtrisë serbe qenë aventura kriminale se në atë kohë nuk kishte një fuqi të madhe që ta mbështeste kryengritjen shqiptare në Kosovë. Si pasojë, arbitrimi ndërkombëtar i Lidhjes së Kombeve, i dha Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene rreth 3000 km katrore tokë shqiptare, duke përfshirë edhe krejt Zonën Neutrale të Junikut.
Shqipëria sot do të kishte një sipërfaqe prej rreth 32 mijë km katrore, në rast se nuk do të kishte qenë për këto aventura të atyre shqiptarëve të Kosovës, të cilët pretendonin se do të çlironin territoret shqiptare të pushtuara nga serbët. Shqipëria, nga këto aventura që u bënë përgjatë kufirit të saj, humbi një pjesë të rëndësishme të luginës së Lumit Drini i Zi dhe një pjesë të rëndësishme të pellgut të Lumit Drini i Bardhë. Të gjitha këto bënë që te shqiptarët e këtej kufirit të lindë urrejtja për kosovarët. Kulmi arriti kur Komiteti ?Mbrojtja Kombëtare e Kosovës? bëri grusht shteti në dhjetor 1921 në Tiranë, duke marrë pushtetin dhe duke emëruar Hasan Prishtinën kryeministër. Kjo ishte baras me shpallje lufte nga Shqipëria ndaj Jugosllavisë, një luftë kjo në të cilën Shqipëria nuk kishte mbështetje ndërkombëtare. Grushti i shtetit, nëse nuk do të ishte shtypur shpejt, brenda një jave, mund të bëhej fare mirë shkak që ushtria serbe të pushtonte përsëri Shqipërinë deri në Shkumbin, për arsye sigurie. Pakënaqësia ndaj kosovarëve u shndërrua në urrejtje të hapur. Qeveria e Hasan Prishtinës u përmbys pas një rebelimi gjithëpopullor.
I dyti grusht shteti që organizuan kosovarët në Shqipëri ishte kur bënë përpjekje për të marrë nën kontroll Partinë Komuniste të Shqipërisë, që u krijua në 1941, nën kujdesin e të dërguarve komunistë serbë. Kjo parti mbulonte vetëm territorin e Shqipërisë së vitit 1913, ndonëse në kohën kur u krijua ajo shtetit shqiptar i qenë bashkëngjitur një pjesë e madhe e trojeve shqiptare të Jugosllavisë. Më tepër se gjysma e 200 komunistëve të parë që krijuan PKSH qenë nga Kosova e sotme, dhe trojet e tjera shqiptare në Jugosllavi. Shumica e tyre qenë nga qyteti i Gjakovës. Shpërblimi për këtë investim politik që bëri Kosova në Tiranë erdhi katër vite më pas kur në sajë të pushtetit komunist të instaluar në Shqipëri, mijëra e mijëra djem e burra shqiptarë të Kosovës u deportuan përmes Shqipërisë nga jugosllavët për t? u shfarosur në Tivar.
Kur Titoja krijoi Jugosllavinë e re komuniste, ai duke dashur të kufizonte peshën e serbëve në balancën brendajugosllave të fuqisë, krijoi krahinën e Kosovës dhe Metohisë, që më pas mori emërtimin ?Kosovë?. Si mjeshtër i lojës së dyfishtë që ishte, Titoja, kishte prirjen që t? i shtensiononte situatat e rënda edhe duke bërë shaka, hajgare si thonë në Kosovë. Prandaj ai i dha Kosovës në hartë formën e vaginës së hapur, me klitorisin në majë, atë që sot është Kosova Veriore e shkëputur nga territori i Kosovës.
Enver Hoxha nuk ishte krijuesi i fjalës ?kosovar?, as i urrejtjes ndaj kosovarëve, ai thjesht e nxiti atë, për t? i treguar Beogradit se nuk kishte rrezik që Shqipëria të bëhej bazë për luftën për clirimin e trojeve shqiptare në Jugosllavi, cka ishte frika më e madhe e Beogradit.
Titoja vërtet iu dha shqiptarëve një shtet që në hartë ishte në formë vagine të hapur, por iu dha të drejtën e flamurit shqiptar, dhe të emrit ?shqiptar?, dy të drejta bazike për identitetin kombëtar, veç gjuhës. Por Titoja nuk i poshtëroi shqiptarët e Kosovës aq sa vaginën e hapur t? ua vendoste si simbol në flamur. Kur Kosova u çlirua në 1999, Serbia e bëri synet atë duke ia prerë ?klitorisin? Kosovën Veriore dhe i la NATO-s vetëm vaginën e hapur. Duke mos ditur çfarë të bënin me vaginën e gjymtuar që iu mbeti në dorë SHBA dhe Bashkimi Europian, vendosën ta bëjnë simbol shtetëror duke e vendosur në flamurin e Kosovës.
Si tribut apo haraç për çlirimin dhe pavarësinë e dyshimtë, shqiptarëve të Kosovës iu kërkua që të dorëzojnë dy përbërës bazikë të identitetit të tyre, flamurin kombëtar shqiptar dhe emrin shqiptar, duke pranuar një flamur të sajuar nga burokracia ndërkombëtare dhe emërtimin ?kosovar? edhe si identitet etnik. Këtë gjë duhet ta bëjnë vetëm shqiptarët e Kosovës nga të gjithë komunitetet etnike atje. Në të vërtetë, Kushtetuta e Kosovës ua njeh shqiptarëve atje. ashtu si komuniteteve të tjerë, të drejtat kombëtare, të simboleve kombëtare, çka në rastin e shqiptarëve do të thotë flamuri kombëtar shqiptar dhe emri ?shqiptar?. Por ka një udhëzim të fshehtë të ndërkombëtarëve, që flamuri kombëtar shqiptar dhe emri ?shqiptar? të mos përdoren nga shqiptarët e atjeshëm. Shqiptarët kanë të drejtë vetëm për simbolin e vaginës së hapur.
Para disa ditëve shteti që në hartë ka formën e vaginës, u lumturua sepse një femër e tij fitoi një medalje të artë në olimpiadë duke rrahur në kuptimin më të plotë të fjalës disa femra të tjera. Me këtë rast flamuri me vaginën e hapur në mes u ngrit në Rio. Kjo u quajt si një provë e plotë se shteti i ri kishte fituar personalitet ndërkombëtar. Në ndërkohë, meqnëse një vaginë e hapur është ftesë për ta mbushur, Serbia po rikthehet pak nga pak edhe atje me miratimin e SHBA dhe Bashkimit Europian.
Rreth një shekull më parë, një grup shqiptarësh nga Kosova e sotme u mblodhën dhe vendosën që ta quajnë territorin e saj ?Kosovë? dhe shqiptarët e këtij territori t? i quanin ?kosovarë?. Një shekull më pas nga kjo ide ka dalë teoria e kombit kosovar.
Por çka do të ndodhë nëse shqiptarët e Kosovës quhen thjesht kosovarë, edhe sa i përket identitetit etnik, jo vetëm atij shtetëror?
?Kosovë? është një fjalë e gjuhës serbe.
?Kosovar? është një fjalë me prejardhje nga gjuha serbe.
Nëse shqiptarët e Kosovës quhen kosovarë edhe sa i përket identitetit etnik, ata praktikisht do të sllavizohen në këtë përmasë të identitetit të tyre.
Sepse fjala ?shqiptar?, që është në gjuhën shqipe, tregon se shqiptarët e Kosovës kanë një identitet të veçantë etnik e ndryshme në një territor me emërtim sllav.
Se çka do të jetë Kosovari etnik shpjegohet me së miri me shembullin e Halil Matoshit, elaboruesit të madh të idesë së kombit kosovar:
-Emri arabo-turk: Halil
-Mbiemri serb: Matoshi
-Identiteti shtetëror në serbisht: Kosovar
-Identiteti etnik në serbisht: Kosovar
Religjioni: Islam
Përfundimi: Kosovari etnik është sllavo-musliman.
Prandaj mund të thuhet: Ti Kosovë më jep turp, më jep emrin kosovar!
I lejoj vetes ta them këtë meqënëse nxitja e urrejtjes ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve të kësaj ane të kufirit, është bërë një rrymë mendimi e fuqishme në Kosovë, nga një grupim intelektual që merr financime të mëdha ndërkombëtare për këtë projekt dhe që gjen jehonë të madhe në mediumet e Tiranës, për shkak të kordinimit nga këto qarqe ndërkombëtare. Si shqiptar i Republikës së Shqipërisë, e ndjej detyrim t? i sqaroj bashkëkombasit e mi në të dy anët e kufirit për historinë e kësaj urrejtjeje dhe për qëllimet që kanë ata të cilët e nxisin atë.





11:57 Aktualitet

Në pranga dhunuesi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, Shkodër...

11:47 Aktualitet

Burg për drogë

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Banush Ogi...

Lajmet e fundit nga