web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denion Mejdani: Ngjela nuk është autoritet i fushës për historinë e luftës në Kosovë

20 Gusht 2016, 13:40, Aktualitet CNA

Denion Mejdani në një qëndrim të tijin lidhur me deklarata të avokatit Spartak Ngjela për luftën e Kosovës, e quan atë sofist dhe jo autoritet të fushës, nga i cili mund të merren opinione profesionale lidhur me bombardimet dhe luftën për çlirimin e Kosovës.

?Nuk e di me çfarë tagri në këtë rast, duke mos qenë as autoritet i fushës e as i mirëinformuar për ndodhitë e asaj kohe, sofisti Ngjela mundohet më së koti të ndryshojë historinë tonë duke fabrikuar fakte me anë të statuseve të facebook-ut por teksa e mendoj realisht as nuk ka vlerë ta di se është si gjithmonë në kuadrin e gjërave të kota që thotë vazhdimisht me shpresën e pashpresë për të influencuar dikë, apo diçka në përfitim të dikujt për të marrë diçka. Për sa i përket çështjes së bombardimeve dhe luftës për çlirimin e Kosovës në përgjithësi i sugjeroj lexuesve të lexojnë librat, intervistat e personazheve të kohës një pjesë e të cilëve gëzojnë akoma shëndet të mirë, shkrimet e tyre dhe esetë historike të çertifkuara që janë shkruar në Shqipëri, Kosovë e gjetkë në perëndim për të mësuar me shumë të vërteta dhe fakte mbi luftën e Kosovës?, shprehet Denion Mejdani në qëndrimin e tij. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga