web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë i mban bashkë Ramën dhe Metën në qeverisje?

20 Gusht 2016, 13:03, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, me shumë gjasë do të përmbyllin bashkarisht mandatin e parë qeverisës së një koalicioni që veç problemeve të brendshme ka prodhuar keqqeverisje, varfëri, mungesë rendi dhe sigurie dhe ka kthyer territorin në një hambar të lëndëve narkotike për tregjet europiane.

Ndonëse disa herë ekzistenca e koalicionit është vënë në pikëpyetje për shkak të përplasjeve jo parimore mes Ramës dhe Metës, duket se të dy politikanët e së majtës, kanë prodhuar herë pas here shoë politik të rradhës, duke tërhequr në këtë lojë edhe faktorë të tjerë politikë.

Nëse sot dy partitë që drejtohen pothuajse me dorë të hekurt qoftë nga Rama ashtu edhe nga Meta do të kishin përplasje parimesh, atëherë minimalisht 1 vit më parë, koalicioni do të shpërbëhej, vendi mund të shkonte në zgjedhje të parakohshme, ose Rama të siguronte votat dhe të mbante i vetëm qeverinë.

Por në përplasjet mes palëve nuk ka pasur parime, thjesht ato janë prodhuar për shkak të influencave dhe prapaskenave që dy liderët e së majtës kanë ndërmarrë ndaj njëri-tjetrit.

Sot mund të gjenden 1000 arsye pse LSI mund të dilte nga koalicioni në emër të parimeve dhe për të mos u lodhur për t?I numëruar mjafton të përmenden shifrat e hektarëve që qarkullojnë zyrtarisht dhe jo zyrtarisht që sot gjenden nën kanabisin.

Por kjo nuk ka ndodhur, madje ish-deputeti që ka hedhur tezat për legalizimin e kanabisit sot gjendet në krah të Kryeparlamentarit, ndoshta ka zënë të njëjtin vend si ai që kishte në raport me Edi Ramën, përpara se miqësia mes tyre të prishej.

Nëse do të kishte një përplasje parimesh, partia e drejtuar nga Meta, e cila herë shfaqet si popullore dhe herë flet në emër të qytetarëve, mund të reagonte atëherë kur pikërisht këta qytetarë arrestoheshin dhe shkonin në burg për një faturë dritash apo një mur pa leje, ndërkohë që në emër të anti-ligjit lulëzonin parcelat me kanabis.

Nëse do të kishte një përplasje parimesh, atëherë ky koalicion do të ndërpritej së funksionuari që kur në sallën e Parlamentit që drejton Ilir Meta u shfaqën deputetët me të shkuar deri kriminale, aq sa për herë të parë një vendi anëtar të NATO-s iu desh me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve të miratohej ligji për Dekriminalizimin.

Nëse do të kishte përplasje parimesh atëherë Rama dhe Meta mund të ndaheshin që në momentin kur miliona euro, sipas raporteve të KLSH-së, janë shpërdorur nga të paktën dy ministri, ajo e Shëndetësisë dhe e Energjitikës, pa i hyrë milionave që i mungojnë buxhetit të shtetit për shkak të abuzimeve në sektorë të tjerë.

E kështu faktet janë pafund, por asnjëri prej tyre nuk do të përbëjë shkak për prishjen e koalicionit apo aleancës mes dy partive të majta.

Nisur nga kjo, të bën të mendosh se përplasjet mes Ramës dhe Metës nuk kanë lidhje me parimet, por ndoshta me influencat dhe interesat e tyre, në çdo hallkë të pushtetit.

Qoftë Rama ashtu edhe Meta do të përpiqen secili në mënyrën e tij për të shtuar influencën, por asnjëri prej tyre nuk është i gatshëm që të ndezë dritën jeshile dhe të hapë rrugën.

Sot Meta ndodhet në pozitën e atij që luan me humorin e aleatit, por është edhe i përkëdheluri i kundërshhtarit. Rama ndodhet në pozitën e atij që ka çelësin për të hapur derën, por nuk ka arsye pse ta bëjë, përsa kohë aleati i tij në qeverisje nuk ka parime. Opozita duket se ndodhet në rolin e spektatorit që zgjohet nga gjumi kur nis zhurma në teatrin ?Rama-Meta?, ndërsa qytetarët janë mësuar prej të paktën 17 vjetësh me serialin e sherreve brenda së majtës.

I vetmi aktor që mungon në këtë skenë është apeli i një gruaje apo burri që nuk do as ujë, as drita, as punë, as shëndetësi, as investime,  por vetëm që Rama dhe Meta të mos zihen më. /citynews/





Lajmet e fundit nga