web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sa janë tarifat në vendet e BE dhe Rajonit/Financat shpjegojnë procedurat doganore për blerjet online

19 Gusht 2016, 16:40, Aktualitet CNA

Ministria e Financave ka sqaruar se taksimi për blerjet online në masën 22 euro dhe për dërgesat nga një individ jashtë Shqipërisë pranë një individi në territorin shqiptar në masën 45 euro  janë në përputhje dhe në përshtatje me rregullat e BE. Reagimi i Ministrisë së Financave vjen në një kohë kur vendimi i Qeverisë k shkaktuar reagime nga qytetarët, por mosdakordësi edhe nga institucionet, në rastin konkret Posta Shqiptare.

Në zbatim të parimeve bazë të aplikimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ky tatim është një tatim mbi konsumin që si i tillë, aplikohet mbi cdo mall që importohet në territorin e Shqipërisë. Në zbatim të këtij parimi si dhe për të evituar informalitetin në rastet kur dërgesat e tilla përdoren edhe për qëllime tregtare, të gjitha vendet e BE dhe rajonit kanë standardizuar rregullin duke rishikuar kufirin në jo më shumë se 22 euro.

Në tabelën më poshtë renditen të gjitha vendet anëtare të BE dhe kufiri përkatës (në rastet e vendeve me monedha të ndryshme, i ekuivalentuar në euro) ku shihet shumë qartë se edhe vendi ynë e ka harmonizuar këtë kufi me të gjithë vendet e tjera të BE dhe të rajonit.

Në sqarim të qytetarëve lidhur me procedurën që do të ndiqet në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim dhe koordinim me Postën Shqiptare po zbardhin procedurat me qëllim thjeshtësimin e tyre në favor të qytetarëve. Kështu, Posta shqiptare do t?u mundësojë qytetarëve plotësimin e deklaratës doganore elektronikisht dhe arkëtimin e detyrimit doganor. Qytetarët mund ta kryejnë procedurën e zhdoganimit, pagesën dhe tërheqjen e objekteve postare pranë zyrave postare në qytetet ku ata banojnë. /citynews/





Lajmet e fundit nga