web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asgjësohen 1320 rrënjë kanabis/ Policia zbulon një armë, në kërkim autori

26 Qershor 2016, 08:14, Aktualitet CNA

Policia e Krujës ka asgjësuar 1320 rrënjë kanabis në dy fshatra.

Burime nga policia bëjnë me dije se në vijim të punës për evidentimin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kurcaj dhe Bret, Krujë gjetën dhe asgjësuan me anë djegies rreth 1 320 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, policia  gjeti dhe u sekuestroi në cilësinë e provës materiale  një armë zjarri tip pushkë.

Bëhet me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi u bimëve narkotike”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “





Lajmet e fundit nga