web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asgjësohen 7983 rrënjë kanabis/ Në pranga 20 vjeçari

26 Qershor 2016, 07:11, Aktualitet CNA

Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar 7983 rrënjë kanabis dhe ka arrestuar një shtetas 20 vjeçar, i cili akuzohet për kultivimin e 333 rrënjëve të bimës narkotike.

Burime nga policia thanë se i arrestuar është shtetasi  Redon Hoxhaj, 20 vjeç, banues në fshatin “Arshi Lengo”, Gjirokastër ,

Arrestuimi i tij u krye pasi  ky shtetas në baçen e tij, pranë banesës kishte kultivuar 333 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga efektivët e Stacionit të Policisë Këlcyrë janë zbuluar dhe asgjësuar 7650 bimë narkotike , në vendin e quajtur “Konoshtin” , në fshatin Gerdas ,Këlcyrë. Bimët u asgjësuan me anë të djegies .Policia po  punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike?.





Lajmet e fundit nga