Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Blushi i quan britanikët ?europianët më inteligjentë?. Në të vërtetë britanikët nuk e kanë perceptuar kurrë veten si europianë. Europa për ta ka qenë kontinenti, toka përtej Kanalit. Është domethënëse që edhe në perandorinë e tyre koloniale, për të cilën thuhej se dielli nuk perëndonte kurrë në të (pasi kur perëndonte në një skaj, kishte dalë tashmë në skajin tjetër), ata nuk e quanin veten europianë, në raport me vendasit, por ?njerëz të bardhë?. Kiplingu, shkrimtari më i madh që shkruajti për perandorinë koloniale britanike, kur justifikoi kolonializmin europian foli për ?White man?s burden? (barrën e njeriut të bardhë), jo për barrën e europianit për të qytetëruar njerëzit e pazhvilluar të Afrikës, Azisë etj. Te Shakespeare nuk ka asnjë rast që personazhet britanike të tragjedive, dramave historike dhe komedive të tij ta quajnë veten ?europianë?.
Nëse ka ndonjë gjë që e vërteton më së miri se britanikët nuk e quanin veten europianë, kjo është dogma gjeopolitike zyrtare britanike që ka qenë në thelb të politikës së jashtme britanike për disa shekuj, e quajtur ?balance of power? (ekuilibri i fuqisë). Sipas teorisë së balance of power, Britania e Madhe duhet të hynte gjithmonë në koalicion kundër fuqisë më të madhe kontinentale europiane, për të mos lejuar që ajo të dominonte kontinentin dhe të kërcënonte ishullin britanik. Britanikët mburreshin se ky ishte një angazhim pa interes, sepse ata nuk kërkonin të pushtonin territore në kontinent. Por ata shtireshin sikur nuk e kuptonin se duke pasur Britania një perandori koloniale, teoria e ekuilibrit të forcës në kontinentin europian, ishte në fakt një formulë për sundimin e botës. Me këtë teori, Britania e Madhe e shndërroi Europën në fushëbetejë të përhershme për disa shekuj. Teoria e ekuilibrit të forcës tregon se britanikët e shikonin Europën kontinentale ashtu si romanët e vjetër shikonin viset barbare përtej kufijve të perandorisë së tyre.
Blushi thotë për britanikët se ?Ata e kanë kuptuar të parët rrezikun që vjen nga ideologjitë e ngurta?. Në të vërtetë britanikët kanë pasur një nga ideologjinë e ngurte më jetëgjatë në histori, ekuilibrin e forcës, që ka shkaktuar në Europë më shumë viktima në njerëz, nëse llogarisim si pasojë të saj edhe dy luftrat botërore të shekullit XX. Problemi me teorinë e ekuilibrit të forcës ishte që qenë britanikët ata që e vendosnin arbitrarisht se kush ishte fuqia më e madhe në Europë. Dhe kështu ata në shekullin XX e shpallën Gjermaninë më të fortë se Bashkimi Sovjetik dhe vendosën të ndihmojnë këtë të fundit në luftën kundër Gjermanisë, duke tërhequr edhe SHBA në këtë luftë. Koha tregoi se Bashkimi Sovjetik nuk ishte aq i dobët sa mendonin ose shtireshin se mendonin britanikët dhe pas luftës u bë superfuqi që rrezikoi të pushtonte krejt Europën nëse nuk do të ishte SHBA që krijoi ekuilibrin e ri të fuqisë në Europë. Ideologjia britanike doli me turp nga historia.
Aspekti më cinik i teorisë së ekuilibrit të forcës ishte se zotërimi nga një fuqi e madhe europiane i vendeve të ulëta (Belgjika dhe Holanda e sotme), në anën tjetër të Kanalit, përbënte një kërcënim të patolerueshëm për Britaninë, të mjaftueshëm që ajo të hynte në luftë. Kjo është njëjtë sikur fuqitë e mëdha europiane të konceptonin një teori se zotërimi i Kentit dhe Sussex në pjesën juglindore të ishullit britanik, në anën britanike të Kanalit, nga një shtet që kishte një perandori koloniale botërore, përbënte kërcënim për Europën, pasi britanikët e kishin invaduar Europën mëse një herë nga këto baza!
Dhe sa për ideologjitë e ngurta, siç i quan Blushi, britanikët kanë një faj të madh sa i përket përpilimit të tyre. Gorbachev ka thënë se: ?Nëse njerëzit nuk e pëlqejnë marksizmin, ata duhet të fajësojnë Muzeumin Britanik?. Gorbi e kishte fjalën për atë që Marksi jetonte në Londër dhe shfrytëzonte bibliotekën e pasur të Muzeumit Britanik, për literaturën që i duhej kur përpunonte doktrinën e tij.
Blushi thotë për britanikët ?Si të krishterë u larguan nga kontrolli i Vatikanit dhe formuan Kishën e tyre?.
Në të vërtetë britanikët e kohës kur ndodhi kjo gjë nuk kishin ide të tilla, por shkëputja nga Roma ndodhi për shkak se Papa nuk pranoi t? i jepte leje Mbretit Henry VIII të divorconte gruan e tij. Dhe mbreti në 1534 e shkëputi kishën në mbretërinë e tij nga varësia e Romës. Dhe këtë gjë nuk e bënë britanikët, por anglezët se në atë kohë nuk ekzistonte Britania si shtet. Kisha quhet edhe sot Kisha Anglikane, ose Kisha e Anglisë.
Anglezët nuk ishin të parët që inicuan shkëputjen kishtare nga Roma. Gjermanët e kishin bërë këtë tashmë me Luterin që shumë vjet më parë. Blushi nuk e njeh historinë.
Blushi thotë për britanikët: ?Si demokratë e mbajtën monarkinë, kur gjithë Europa u bë republikane dhe shfarosi mbretërit në emër të barazisë?.
Kur na paska ndodhur kjo gjë, që gjithë Europa u bë republikane dhe shfarosi mbretërit? Në fantazinë e Blushit ajo që ndodhi në Francë me Revolucionin e vitit 1789, supozohet të ketë ndodhur në të gjithë Europën dhe kokat e mbretërve të jenë prerë gjithandej. Në të vërtetë u pre koka e vetëm një mbreti, atij francez, dhe Europa nuk u bë republikane. Europa mbeti monarkiste me përjashtim të Francës, e cila krijoi dhe disa republika në Itali kur ushtria franceze pushtoi Italinë. Por edhe këto shpejt u kthyen në mbretëri nga Napoleoni. Blushi është një njohës shumë i keq i historisë.
Në të vërtetë anglezët ishin të parët që i dhanë shembullin Europës sesi i pritet koka mbretit dhe zhduket monarkia. Ata e bënë këtë një shekull e gjysmë para Francës me Oliver Cromwell-in, i cili pasi i preu kokën mbretit e shpalli veten sundimtar me titullin e Lordit Protektor. Blushi nuk e njeh historinë.
Blushi thotë për britanikët: ?Si ishullorë nuk u bënë kurrë fashistë dhe e luftuan atë duke shpëtuar gjithë Europën?.
Refuzimi i britanikëve ndaj fashizmit nuk ka lidhje me të qenët e tyre ishullorë, por me faktin se ata qenë të ngopur me perandorinë e tyre koloniale. Fashizmi lindi pikërisht në vendet që nuk kishin zotërime koloniale, ose që kishin shumë pak, në Itali dhe në Gjermani. Japonezët ishin ishullorë e megjithatë pas Luftës së Parë Botërore ndërtuan versionin e tyre të fashizmit, shumë të egër. Blushi nuk e njeh historinë.
Blushi shkruan për britanikët: ?Si antifashistë nuk u bënë kurrë komunistë dhe e përçmuan atë?.
Refuzimi i britanikëve ndaj komunizmit nuk ka të bëjë me qënien e tyre antifashistë, por me faktin se në sajë të perandorisë koloniale, britanikët kishin një mirëqenie të lartë, që i bënte indiferentë ndaj ideve komuniste. Edhe pas shpërbërjes zyrtare të perandorisë, Britania e Madhe vazhdon të sigurojë një pjesë të mirëqenies së saj nga marrëdhëniet e posaçme me ish-kolonitë e saj.
Blushi thotë për britanikët ?Britanikët nuk kanë pasur kurrë një ideologji tjetër veç Britanisë?.
Nëse është kështu atëherë Blushi duhet t? i kreditojë britanikët me autorësinë e idesë që është në origjinë të ideologjisë fashiste, sepse ky ishte edhe thelbi i fashizmit dhe nazizmit. Madje edhe racizmi që është në thelb të ideologjisë fashiste dhe naziste, ka origjinë ideologjike britanike: The White man? s burden e Kipling, ideologut të perandorisë koloniale.
Blushi shkruan? ?Mbrojtja e Britanisë me çdo kusht ka qenë i vetmi qëllim i një populli që ka besuar se rreziku i vinte nga kontinenti.?
Më fal Blush, por je injorant në histori! Qëllimi i anglezëve në fillim e pastaj i britanikëve ka qenë krijimi i një perandorie koloniale globale, si dhe kontrolli i Europës kontinentale nëpërmjet strategjisë së ekuilibrit të forcës. Që do të thotë se qëllimi i tyre ka qenë sundimi i botës!
Blushi shkruan: ?Britanikët votuan për ta lënë Europën?. Blushi flet sikur me rezultatin e referendumit ishulli britanik të jetë zhvendosur tutje në oqean nja 4-5 mijë milje. Britania u largua nga Bashkimi Europian, jo nga Europa. Blushi thjesht flet në frazeologjinë bajate burokratëve të Brukselit, të cilëve shohin në vendimin britanik perspektivën e zhdukjes së privilegjeve të tyre të siguruar nga ekzistenca e një perandorie burokratike, në çfarë e kanë shndërruar BE-në.
Blushi shkruan: ?Britania e Madhe e shikuar Europën si një projekt tregtar dhe jo si një projekt politik, siç e kanë bërë Gjermania dhe Franca.?
Me këtë Blushi tregon se nuk e njeh historinë e krijimit të Bashkimit Europian. BE, që në origjinën e vet u krijua si Komuniteti Europian i Çelikut dhe Qymyrit (më poshtë: KEÇQ) në 1953, për shkak se Franca refuzonte që Gjermania Perëndimore të rindërtonte industrinë e saj të rëndë dhe donte ta kishte atë nën kontroll. Qymyr-guri përbënte në atë kohë burimin kryesor energjetik për industrinë e prodhimit të çelikut. Si këmbim Gjermania do të financonte sektorin shumë të gjerë jorentabil të bujqësisë franceze. Ish-Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë Joschka Fischer në kujtimet e veta thotë se Bashkimi Europian në gjendjen e sotme nuk është gjë tjetër veçse financimi nga Gjermania i fermerëve francezë. Edhe euro u krijua me ngulmimin e Francës, e cila donte që ta bënte Gjermaninë të ndante me Francën përgjegjësinë për financat publike franceze që asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje të mirë.
Arsyeja e dytë e votës pro Brexit, sipas Blushit, është Gjermania. Blushi shkruan:
?Gjermanocentrizmi është kthyer në një shqetësim për të gjithë europianët që nuk janë gjermanë. Francezët rrëzuan një president përpara katër vitesh sepse menduan se ai ishte kukulla e Merkelit. Kryeministri i parafundit italian mendonte se Gjermania i bëri puç për ta larguar atë nga pushteti. Grekët shkuan në falimentim duke besuar se ishin bankat gjermane ato që i zhytën në krizë.?
Kështu shkruan Blushi, i cili nuk shpjegon se çfarë kupton ai me konceptin e tij ?Gjermanocentrizëm?. E vetmja gjë që kërkon Gjermania sot nga BE, ose më saktë nga vendet e Eurozonës (monedhës së përbashkët euro) është disiplina financiare. Gjermania kur kishte markën ishte një vend me disiplinë të lartë financiare, e cila kur cënohej sadopak kjo ndodhte për të përmbushur Gjermania detyrimet që kishte marrë përsipër për të kontribuar financiarisht në BE. Me pranimin e monedhës së përbashkët euro, Gjermania u gjend në situatën paradoksale kur mungesa e disiplinës financiare në vendet mesdhetare anëtare të Eurozonës, ishte një problem sa i këtyre vendeve, aq edhe i Gjermanisë për shkak të monedhës së përbashkët.
Politika financiare e guvernatorit të sotëm të Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi, me rastin e krizës së borxheve e mbrojtjes së euros me çdo kusht duke financuar blerjen e borxheve, e quajtur sipas shprehjes së Dragit ?ëhatever it takes?, krijoi ankth për Gjermaninë e cila këtu pa perspektivën e inflacionit të shfrenuar që është i ngulitur thellë në kujtesën historike gjermane që nga koha e Republikës së Ëeimarit. Prandaj Gjermania rriti presionin ndaj Eurozonës për disiplinë financiare dhe kështu lindi miti demagogjik i diktatit gjerman mbi Eurozonën.
Blushi shkruan: ?Gjermania e dhjetë viteve të fundit e shkatërroi më ndërgjegje dhe megallomani këtë traditë duke i shkembyer të drejtat më para. Kjo është hera e dytë që e bën brenda një shekulli: herën e parë më armë, herën e dytë më para. Sa herë Gjermania forcohet, Evropa dobësohet dhe dy luftra botërore si dhe Brexit i djeshëm mjaftojnë për të na bindur se kështu ka qenë dhe kështu do të jetë.?
Blushi e ka fjalën për periudhën e krizës financiare në Eurozonë. Cfarë duhet të kishte bërë Gjermania, sipas Blushit? Të nënshkruante një çek të bardhë të pakufizuar për të gjithë borxhet e vendeve mesdhetare të Eurozonës, duke marrë përsipër të paguante për shpërdorimet financiare të qeverive populiste të këtyre vendeve. Në fakt Gjermania pjesërisht e bëri këtë gjë, por në këmbim kërkoi që në të ardhmen këto vende të zbatonin politika të disiplinës financiare. Dhe këtë Blushi e quan megalomania gjermane! Ndryshe nga ç? thotë Blushi, Gjermania ka qenë gjithmonë e fortë që nga bashkimi i saj në 1871, pavarësisht humbjes së dy luftrave botërore. Gjermania e fortë është parakusht për fuqinë ekonomike të BE, si kontributori më i madh financiar në BE.
Blushi shkruan: ?Vërtet gjermanët dhe të gjithë gjermanofilët mburren se punojnë, shpikin dhe shesin më shumë se të tjerët por, siç ndodhi më Britaninë, kjo nuk i pengon të tjerët të ikin nga gjermanët. Ti mund të shesësh, por nëse unë nuk dua të blej, ti nuk shet. Ky është parimi i tregtisë së lirë që gjermanët nuk duan ta njohin.?
Në fantazinë e Blushit me daljen e Britanisë nga BE, Britania dhe Gjermania nuk do të kenë më marrëdhënie tregtare. Britanikët paskan votuar që të mos blenë mallrat gjermane! Në të vërtetë Britania do të vazhdojë të ketë marrëdhënie tregtare me Gjermaninë mbi bazën e interesit reciprok. Ku e paska gjetur Blushi këtë parim të tregtisë së lirë: ti nuk shet dot nëse unë nuk dua të ble? Logjika e Blushit e embargos së mundshme europiane ndaj Gjermanisë, ti nuk shet dot nëse unë nuk ble është vulgaritet politik i së majtës ekstreme greke, kuzhina politiko-intelektuale e parapëlqyer nga Blushi. Grekët thonë se nëse Gjermania nuk vazhdon t? iu japë para, ata nuk do të blenë më mallrat gjermane. Këtë logjikë, ti më jep paratë dhe unë ble mallin tënd ka parasysh Blushi. Por ku është leverdia e Gjermanisë në këtë rast. Cilin vend në botë bën tregti në këtë mënyrë. Blushi kërkon që Gjermania të bëhet koloni që ta shfrytëzojnë vendet e padisiplinuara financiarisht të Eurozonës dhe në rradhë të parë Greqia. Këtu, pas frazeologjisë së shkathët na shfaqet Blushi mediokër.
Blushi shkruan: ?Sipas të gjthë atyre që nuk e shijojnë forcimin e Gjermanisë, euro sot ka vetëm një funksion: të nxisë shitjen e prodhimeve gjermane në Evropë. Kjo është arsyeja që Britania nuk ishte kurrë në euro dhe Zvicra nuk do të jetë asnjëherë në euro.?
Blushi harron, nëse e ka ditur ndonjëherë, se Gjermania e pranoi me ngurim euron, pas ngulmimit të madh të Francës. Gjermania kishte një monedhë solide, markën, të cilën e mbronte me një disiplinë financiare që mund të quhet pikërisht gjermane. Marka shërbente si monedhë ndërkombëtare në Europë dhe si monedhë me të cilën shumë shtete mbanin rezerva valutore. Përse i duhej Gjermanisë euro. Prodhimet gjermane shiteshin shumë në tregun europian edhe para se të krijohej euro. Britania e Madhe nuk e pranoi monedhën e përbashkët europiane sepse ishte vend sovran dhe nuk mund t? i bënte presion Franca që e dëshironte euron. Euroja ishte një vendim politik dhe Gjermania për vendimet politike është e detyruar t? i bindet Francës. Kjo ka qenë marrëveshja franko-amerikane pas Luftës së Dytë Botërore, për të pranuar Franca që Gjermania të lejohej të rindërtonte ekonominë e saj dhe të trajtohej si një vend relativisht sovran. Prandaj çdo refuzim ndaj kërkesave të Francës nga ana e Gjermanisë, shkakton presion amerikan ndaj Berlinit. Se edhe amerikanët duan që Gjermania të jetë nën kontrollin francez.
Zvicra dhe Britania e Madhe nuk janë në Eurozonë (vendet e monedhës së përbashkët) sepse ato nuk duan që stabiliteti i tyre financiar të indeksohet pas financave kaotike të vendeve si Greqia, Italia, Portugalia, Spanja etj.
Blushi shkruan:
?Unë mendoj se pas Brexit nuk qëndronte nevoja e britanikëve për të dobësuar Evropën por nevoja e Gjermanisë për të dobësuar të tjerët. Kancelarja Merkel e ka refuzuar brutalisht kërkesën e David Cameron për të rinegociuar kushtet e antarësimit dhe të tregtisë me BE. Kush ishte pasoja e këtij refuzimi: forcimi i atyre që kërkonin Brexit dhe që fituan dje referendumin.?
Kështu del se Merkel është fajtore për Brexit, sepse nuk pranoi kërkesën e Cameron që Britania e Madhe të ishte në BE me një status të dyfishtë, brenda BE-së për privilegjet, jashtë BE-së për detyrimet. E çka nëse këtë status e kërkonin edhe të tjerët sipas shembullit britanik? Nëse Merkel qenka fajtore për Brexit, çfarë shpjegimi ka Blushi për atë që Britania e Madhe nuk iu bashkua BE-së, në pikënisje të krijimit të tij, që ndodhi në 1953, një vit para lindjes së Merkel? Britania iu bashkua BE-së vetëm dy dekada më vonë.
Blushi shkruan: ?Evropa si projekt politik nuk ka mbaruar, por Bashkimi Evropian është pothuajse duke u shpërbërë. Pas britanikëve, do të jenë të shumtë popujt, sidomos në veri të Evropës, që do ta rishikojnë qendrimin brenda BE. Po ashtu, varfëria dhe borxet në jug të Evropës, si në Greqi, Itali, Portugali dhe Spanjë, pra në Evropën Mesdhetare, do ngrejë krye. Qeveritë e këtyre vendeve do kenë më pak arsye t’u binden bankave gjermane dhe do kerkojnë kushte më të favorshme tregtije për të garantuar shitjen e mallrave të tyre. Tashme të gjithe kanë në dorë një kërcënim: ose na jepni më shumë ose ikim. Kjo do t’i forcojë opozitat antievropiane kudo në Evropë, duke nisur me Francën e cila pa dyshim do kryesojë frotin antievropian në gjithë kontinentin.?
Blushi në shpirt është anarkist. Vetëm me logjikën anarkiste mund të lidhet vendimi demokratik britanik për largim nga BE me detyrimet që ka qeveria greke ndaj bankave të cilat kanë blerë bondet publike greke të nxjerra në tregun europian. Në të vërtetë, në pikënisje të krizës greke të borxheve në 2010 është deklarimi në atë kohë i qeverisë greke se nuk do të përmbushte detyrimet për të paguar këstet e bondeve që qeveria greke kishte shitur dhe që zotëroheshin nga bankat dhe fondet e investimeve të huaja. Paratë e fituara nga shitja e bondeve qeveritë greke i kishin shpërdoruar për politika populiste duke paguar rroga e pensione të lartë të një armate të madhe nëpunësish publikë, disa herë mbi mesataren e BE, duke blerë armë, duke iu bërë privilegje për mospagim taksash pronarëve të anijeve të flotës tregtare greke, e dyta më e madhe në botë, duke i bërë privilegje kishës Greke, pronari më i madh në vend. Në këtë moment kur qeveria greke deklaroi se nuk do të paguante borxhet, ndërhynë qeveritë e vendeve të Eurozonës dhe me një vendim politik morën përsipër pagimin e kësteve për borxhin grek me kusht që Greqia të bënte reforma ekonomike për të vendosur në vend një regjim disipline fiskale. Që atëherë kanë kaluar gjashtë vite dhe Greqia merr paratë por nuk e mban fjalën për reformat, të cilat i ka etiketuar si masa shtrënguese.
Blushi nuk e di se tashmë Greqia nuk është më debitore ndaj bankave të huaja. Borxhin e saj praktikisht e kanë blerë qeveritë e Eurozonës, e në radhë të parë Gjermania. Logjika e Blushit se pas Brexit qeveritë e vendeve si Greqia, mund t? i bëjnë shantazh BE-së dhe në radhë të parë Gjermanisë, duke i thënë ose vazhdoni të na jepni para, që ne të jetojmë mbi mundësitë tona, ashtu si deri më sot, ose ne do të dalim nga BE, nuk funksionon si shantazh. Gjermania është vendi i parë që dëshiron të dalë nga Eurozona, madje dhe BE, ku ka hyrë pa dëshirë, e detyruar nga ngulmimi i Francës që kishte mbështetjen e SHBA për të ushtruar presion ndaj Gjermanisë. Gjermania është një actor tregtar i tregut global dhe nuk shqetësohet sa do të bjenë shitjet e saj në disa vende mesdhetare me fuqi të vogël blerëse, përveçse kur blenë me paratë e dhëna nga vetë Gjermania.
Sa për atë që thotë Blushi se Franca do të kryesojë frontin antieuropian pas Brexit, kjo është absurde sepse ishte Franca që kërkoi me ngulm monedhënë e përbashkët euro.
Një 56-vjeçare është mbytur në det aksidentalisht në vendin ...
Paniku që përfshiu tregjet financiare të premten, pas votës ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë mesazhin e një q...
Shefi i Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Kor...
Banorët e Londrës u gdhinë sot një realitet të ri. Disa janë...
Ka rezultuar alarm fals një çantë e gjetur pasditen e sotme ...
Një alarm për bombë është raportuar pasditen e sotme në Amba...
Analisti Kastriot Myftaraj komenton në këtë intervistë pasoj...
Një automjet ka marrë flakë ditën e sotme në Fier. Burimet b...
Humoristi dhe këngëtari Ermal Mamaqi ka komentuar zhvillimin...
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në a...
Të flasësh nga tryezat e një salle konference glamour, të p...
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka shpërthyer në një reagim një d...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle e ka kt...
Avokati Altin Goxhaj ka dhënë të tjera detaje lidhur me masa...
Miliarderi i cili parashikoi se Brexit do të sillte “Të prem...
Pas shokut të Brexit fillon menaxhimi i krizës: Ministrat e ...
Në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, Papa Françesku bëri sot ...
Në kërkim nga policia e Qipros është Aleks Burreli, i cili a...
1: Jeni ne PS apo do te krijoni parti te re politike?Aktuali...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...