Fier/ Merr flakë një automjet
Një automjet ka marrë flakë ditën e sotme në Fier. Burimet b...
Analisti Kastriot Myftaraj komenton në këtë intervistë pasojat e largimit të Britanisë së Madhe nga Unioni, ndërkohë që shprehet se efektet do të ndihen më së shumti në Gjermani. Ai deklaron se me vendimin e tyre, britanikët rrëzuan murin e Brukselit, të ndërtuar nga eurokratët, ndërsa thekson se kur të vijë ora e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Unioni nuk do të jetë më.
Cilat janë efektet që do ketë ?divorci? mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe?
Bashkimi Europian është në origjinën e vet një krijesë e Luftës së Ftohtë, dhe kjo gjë ka ndikuar shumë në mënyrën se si ka funksionuar ai. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet kjo gjë, sepse ka për të pasur një ndikim të madh në të ardhmen e BE-së. Dihet se në origjinë të Bashkimit Europian është Komunitetit Europian të Çelikut dhe Qymyrit (më poshtë: KEÇQ)i krijuar në vitin 1953, pasiqë palët qenë pajtuar për krijimin e tij në 1950. Kjo gjë thuhet shpesh kur bëhet fjalë për historinë e krijimit të BE. Por ajo që nuk thuhet është se KEÇQ ishte një gjetje amerikane për t?i dhënë fund kundërshtimit të Francës që Gjermania Perëndimore të zhvillonte industrinë e rëndë.Në rrethanat e Luftës së Ftohtë SHBA kishte nevojë që Gjermania Perëndimore të rifuqizohej ekonomikisht, madje dhe ushtarakisht. Për Francën kjo do të ishte e papranueshme sepse Gjermania Perëndimore kështu do të bëhej fuqia më e rëndëisshme kontinentale e bllokut perëndimor, pozitë që Franca e quante se i takonte asaj si trofe e luftës.
Me krijimin e një autoriteti ndërkombëtar, që do të ushtronte kontroll mbi industritë e çelikut dhe qymyrit (qymyr-guri përbënte në atë kohë burimin kryesor energjetik për industrinë e prodhimit të çelikut), Franca do të kishte mundësi të ushtronte kontroll mbi këto degë të industrisë gjermano-perëndimore, duke mos lejuar që përdorimi për qëllime ushtarake ta kapërcente masën. Nga KEÇQ doli Komuniteti Ekonomik Europian (më poshtë KEE), nga i cili më pas doli BE. Katër vendet e tjera kufitare me dy vendet e mësipërme, të cilat iu bashkuan KEÇQ, Belgjika, Holanda, Luksemburgu dhe Italia, e bënë këtë gjë të detyruara nga SHBA, në mënyrë që marrëveshja franko-gjermane të merrte pamjen e një marrëveshjeje europiane. Kështu u inicuan forcat që në perspektivë çuan deri te krijimi i BE. Edhe zhvillimi i procesit të integrimit brenda KEE, duke u kaluar në BE, me institucionet e përbashkta dhe sidomos monedhën e përbashkët, u bë kryesisht me ngulmimin e Francës që e donte monedhën e përbashkët për ta bërë Gjermaninë që të ndante të njëjtin fat dhe përgjegjësi me sistemin financiar francez, atë publik dhe privat, që gjithmonë ka qenë defiçitar. Në sajë të euros dhe kontributit të madh që Gjermania detyrohet të japë për BE, sot Gjermania përjeton paradoksin ekonomik se megjthëse ka surplus në bilancin e saj tregtar, ka një defiçit në financat publike, në masën mbi 80%!!!
Problemi më i madh që ka BE në perspektivë është se në Gjermani ekziston perceptimi, të cilin e shpreh edhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Joschka Fischer në kujtimet e veta, se Bashkimi Europian nuk ishte gjë tjetër veçse financimi nga Gjermania i fermerëve francezë. Ajo që nuk e thotë Fischer është se fermerët francezë kane qenë baza elektorale e De Gaulle dhe e së djathtës franceze në përgjithësi. Nëse do të kishte munguar financimi gjerman për ta, një pjesë e madhe e tyre do të kishin votuar për Partinë Komuniste në kohën e Luftës së Ftohtë.Franca e koncepton BE-në si një mënyrë për të shfrytëzuar ekonomikisht Gjermaninë dhe për ta mbajtur atë politikisht nën varësinë e saj. Kur u nënshkrua Traktati i Miqësisë mes Francës dhe Gjermanisë, në Pallatin Elysee(Elize) në 1963, salla e zgjedhur kishte një simbolikë që nuk fliste aspak për kapërcimin e armiqësisë historike. Për ceremoninë e nënshkrimit të traktatit francezët kishin zgjedhur Sallën Murat (Myra), e cila ishte emërtuar sipas Mareshallit të famshëm të Napoleon Bonapartit, Joachim Murat i cili kishte qenë krahu i djathtë i këtij të fundit, në pushtimin e Gjermanisë. Prandaj efektin më i madh që do të bëjë dalja e Britanisë së Madhe nga BE do të jetë në Gjermani. Megjithëse klasa politike gjermane është pothuajse totalisht nën kontrollin amerikan, dhe politikisht është shërbëtore e Francës, efekti në shoqërinë gjermane do të jetë shumë i madh. Gjermanët janë të vetëdijshëm se paguajnë një kosto të madhe për shkak të qënies anëtarë në BE. Me daljen e Britanisë së Madhe gjermanët janë të justifikuar për të kërkuar që edhe ata të kenë të drejtë të vendosin nëse vendi i tyre do të rrijë ose jo në BE.
Shpërbërja e BE-së nuk do të thotë fundi i marrëdhënieve mes vendeve europiane, siç mëtojnë burokratët e Brukselit, të quajturit Eurokratë, të cilët kanë krijuar një aristokraci që kontrollon BE-në pa qenë përgjegjëse ndaj askujt. Shtetet europiane do të vazhdojnë të bëjnë tregti mes tyre mbi bazën e leverdisë, ashtu siç ndodh në pjesën tjetër të botës. Zvicra nuk është në BE, por, megjithatë mbijeton shumë mirë. Europa do të funksionojë më mirë pa BE dhe euron. Europa do të çlirohet nga sundimi i aristokracisë burokratike të Brukselit. Parlamenti Europian është një version sovjetik i përshtatur në BE, sepse ai nuk ka të drejtë të inicojë ligje, nuk ka të drejtë të rrëzojë ?qeverinë? e BE, Komisionin BE. Britanikët me votën e tyre rrëzuan Murin e Brukselit, që ishte ndërtuar nga eurokratët për të veçuar pushtetin mbishtetëror europian nga popujt e shteteve anëtare. Në këtë kuptim, 23 qershori 2016 është si 9 nëntor 1989, dita e rënies së Murit të Berlinit.Ata që flasin kundër Brexit dhe nuk e shikojnë rënien e Murit të Brukselit, kushdo qofshin, Merkel, Hollande, Obama, Clinton, janë si diktatori komunist gjermanolindor Erich Honecker, i cili në 1989 kërkonte të mbante Murin e Berlinit me shpatullat e tij. Edhe nëse do të bashkohen të gjithë eurokratët dhe politikanët që u shprehën kundër Brexit, nuk e mbajnë dot në këmbë Murin e Brukselit të cilit iu hap e çara e parë shumë serioze, sepse u largua nga BE ekonomia e tretë e unionit.
Sa do ndikojë dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian në procesin e integrimit të Shqipërisë ?
Unë mendoj se tashmë kjo çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është bërë po aq bajate sa çështja e ndërtimit të komunizmit në Shqipërinë e para vitit 1990. Sepse duhet ta dini që sipas doktrinës së Marksit, Engelsit, Leninit, ndonëse partia-shtet quhej komuniste dhe anëtarët e saj quheshin komunistë, pretendohej se po ndërtohej socializmi dhe komunizmi ishte faza më e lartë e socializmit. Në komunizëm do të kishte mirëqenie, do të ekzistonin të gjitha të mirat, parajsa mbi tokë. Në atë kohë punohej me plane ekonomikë pesëvjeçarë që korrespondonin përafërsisht me kongreset e partisë-shtet. Kështu që matja e kohës përsa i përket ardhjes së komunizmit bëhej me kongrese. Dikur Enver Hoxha u detyrua që të thoshte jozyrtarisht një datë se kur Shqipëria do të ndërtonte komunizmin. Në vitin 1961, në Kongresin IV, kur Shqipëria u prish me Bashkimin Sovjetik, dhe tani nuk dihej sesi do të ndërtohej komunizmi pa ndihmën sovjetike, Enver Hoxha tha se në Kongresin X do të ishte ndërtuar komunizmi. Kuptohet në Kongresin V, Kongresi X, që i binte të mbahej në 1991 dukej larg. Por në Kongresin X në 1991, partia u shpërbë dhe po ashtu edhe sistemi socialist në vend. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne kemi që në vitin 1991 qe kërkojmë të hymë në BE. 25 vjet! Pa pesë vite, aq sa kishin kaluar nga 1961 në 1991. Unë them se në 2021, në 30 vjetorin e shpalljes së aspiratës së Shqipërisë për t? u anëtarësuar në BE, nuk do të ketë BE, ashtu siç nuk pati komunizëm në Europë pas vitit 1991./Standart
Një automjet ka marrë flakë ditën e sotme në Fier. Burimet b...
Humoristi dhe këngëtari Ermal Mamaqi ka komentuar zhvillimin...
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në a...
Të flasësh nga tryezat e një salle konference glamour, të p...
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka shpërthyer në një reagim një d...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle e ka kt...
Avokati Altin Goxhaj ka dhënë të tjera detaje lidhur me masa...
Miliarderi i cili parashikoi se Brexit do të sillte “Të prem...
Pas shokut të Brexit fillon menaxhimi i krizës: Ministrat e ...
Në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, Papa Françesku bëri sot ...
Në kërkim nga policia e Qipros është Aleks Burreli, i cili a...
1: Jeni ne PS apo do te krijoni parti te re politike?Aktuali...
Këngëtari Stefi Prifti e ka cilësuar si një skandal që nuk m...
Tashmë që reforma në drejtësi po shkon drejt ditës finale, p...
Shefi i Antidrogës në Policinë e Korçës është pezulluar nga ...
Policia e Korçës njoftoi se kishte arrestuar shtetasin Jurxh...
Një shtetas 31-vjeçar është masakruar në ambientet e komisar...
Policia arrestoi sot shtetasin Jurxhin Kulla, pasi kundërsht...
Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas 31-vjeçar për shka...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...