Kthjellime dhe vranësira/ Moti për ditën e sotme
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Të flasësh nga tryezat e një salle konference glamour, të premtosh, zmadhosh e mburresh në delir pa fre, se ajo çfarë po pergatitet në skenën e Pallatit të Kongresve do të jetë ngjarja më e re, më e madhe muzikore e vitit në vend është tjetër gjë, dhe t?ia dalësh ta realizosh vërtetë ashtu si duhet një eveniment të tillë është krejt tjetër gjë.
Të bësh zhurmë mediatike me ?skandale? sipas filozofisë mjafton të përflitesh qoftë edhe për keq, të shtrosh tapete të kuq, të vishesh gjithë xixa e shkëlqim, pra të mendosh më shumë për dukjen, apo gunën, nuk mjafton për të sjellë në ekranin e një televizioni me traditë serioze, siç është Top Channel, një program të madh, të vërtetë muzikor, aq më shumë kur pretendohet të jetë ngjarja më e madhe e vendit.
Të hedhësh shuma marramendëse parash, po aq pa fre, për të realizuar një skenë luksoze prap nuk mjafton e kurrë s?ka për të mjaftuar në një projekt ku mungon ajo çfarë është më e rëndësishmja: përmbajtja, boshti, vizioni regjisorial, fjala.
?Nuk e kam fare idene se çfarë do të them?- ishte gjëja e parë që tha Ledion Liço në tapetin e kuq, ku më shumë se për përmbajtjen e projektit që mbante emrin e tij si autor, po fliste e entuziazmohej për veshjet e garderobës së tij dhe të fejuarës së tij.
Më shumë se për kostumin e vetëm që i bënte ende, Ledioni, duhej të shqetësohej për tapetin e kuq që dukej si një fushë e kuqe e hapërdarë, ku të ftuarit parakalonin të çoroditur, të paorientuar. Po aq të çorganizuar sa ç?ishin dhe dy moderatorët Xhemi Shehu dhe Isli Islami, që me gjithë përpjekjet e tyre zor se mund të vendosnin rregull pa një orientim nga regjia qëndrore që herë pas here dukej sikur as nuk ekzistonte fare e sikur gjithçka po ndodhte aty për aty live, pa një skaletë të mirëpërcaktuar.
Duhej të shqetësohej për hyrjen e reklamave vend e pa vend si shpëtimi i vetëm për hapësirat boshe, apo gropat, siç i quajnë ata që merren me television, që krijoheshin në çdo moment.
Mund të ishte e justifikueshmë deri diku kjo çoroditje në tapetin e kuq, ku ndoshta provat mund të mos kenë qenë dhe aq të mjaftueshme? por gropat u ndjenë edhe brenda në sallën e Pallatit të Kongreseva, sapo nisi kjo natë që u shit si më magjikja. E këtu s?është fjala thjesht për gropat në mes të skenës, si pjesë e skenografisë, që si koncept ishte i bukur por që u bë pis prej turmave të njerëzve gjithashtu të paorganizuar, të pakuruar e djersitur në maksimum, por është fjala për gropat e kohës televizive e dinamikës së një spektakli live. Reklamat ishin përsëri shpëtimi që s?ishte në fakt aspak shpëtim. E kjo është e pafalshme për një projekt për të cilin u punua me muaj të terë, e për të cilin Pallati i Kongreseve u blloku për ditë e ditë të tëra. Pra kohë për përgatitje e prova ka pasur mjaftueshëm. E megjithatë hyrje- daljet në skenë e të ftuarve që shpallnin çmimet ishin edhe më të paorganizuara se ato hyrjet mbi tapetin e kuq.
Ledioni, si autor, Sara si Producente Ekzekutive e Lori Hoxha si Producente, më shumë se për paradën e shkëlqimin e tyre mbi tapet, duhej të shqetësoheshin për mungesën e këngëtarëve që e braktisën këtë projekt televiziv, muzikor ku kryefjalën duhet ta kishte pikë së pari muzika, këngëtarët dhe vlerat që ata kanë në treg. Lista e këngëtarëve të pranishëm linte shumë për të dëshiruar. Ishe shumë më e varfër se lista e artistëve që e refuzuan. Edhe pse mund të kenë klikime, që në këto kohë blihen fare kollaj, një pjesë e mirë e atyre artistëve që performuan e morën çmime mbrëmë në Top Awards janë shumë larg përfaqësimit të muzikës së vërtetë shqiptare, qoftë dhe asaj moderne.
Në një program live, nëse pretendohet se do të këndohet live, duhet të këndohet live dhe jo siç ndodhi në performancën e Era Istrefit që nisi për live e bitisi me cd nga pas, për ta shpëtuar prej dështimit e zhgënjimit të fansave që janë dashuruar pas klipeve të saj, zhgënjim që do të ishte edhe më i rëndë sesa ai kur e dëgjuan të fliste në gjithë herët që doli për të marrë çmimet e shumta që ishin rezervuar për të, aq sa do të kishtë qenë më mirë që ky të quhej Top Music Era e pse jo dhe Ledri.
Ishte e dukshme, ashtu siç e theksoi me shumë mençuri dhe Sokol Balla, i pari dhe i vetmi ishte Alban Skënderaj, ai që elektrizoi sallën mbrëmë, çka e bëri të qartë se vërtetë njerëzit mund të kërcejnë e dëfrejnë me muzikën e tregut të çoroditur të këtyre kohëve, por muzika dhe këngëtari i vërtetë, mbetet ai që u shijon deri në deje.
Fati i mirë, i vetëm i Top Music Awards ishte e shkuara, historia që lidhej me kohën kur në Top Channel mendohej për punën e jo për gunën, që lidhej me të parin Top Fest, e me fituesin e saj, Alban Skënderajn.
Ajo çfarë u tha e u pa në klipin e bërë enkas për të, muzika që ai këndoi, pas marrjes së çmimit të madh, do të ishte grand finalja që do të sfumonte gjithçka të bërë keq në këtë spektakël. Do të sfumonte dhe arrogancën e Ledionit në shpërthimin e tij ndaj Noyzit, edhe deliret, thashethemet, performancat e dobëta, organizimin e çorganizuar etj, etj
Por jo, grand finale do të ishte Era me CD e saj. Sepse e tashmja në Top Channel është Era dhe shokët e saj. Sepse e tashmja për producentët dhe autorët e Top Music Award është shkëlqimi i rremë.
Urojmë që Alban Skënderja t?ua ketë shkundur mbrëmë paksa xixat./citynews
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka shpërthyer në një reagim një d...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle e ka kt...
Avokati Altin Goxhaj ka dhënë të tjera detaje lidhur me masa...
Miliarderi i cili parashikoi se Brexit do të sillte “Të prem...
Pas shokut të Brexit fillon menaxhimi i krizës: Ministrat e ...
Në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, Papa Françesku bëri sot ...
Në kërkim nga policia e Qipros është Aleks Burreli, i cili a...
1: Jeni ne PS apo do te krijoni parti te re politike?Aktuali...
Këngëtari Stefi Prifti e ka cilësuar si një skandal që nuk m...
Tashmë që reforma në drejtësi po shkon drejt ditës finale, p...
Shefi i Antidrogës në Policinë e Korçës është pezulluar nga ...
Policia e Korçës njoftoi se kishte arrestuar shtetasin Jurxh...
Një shtetas 31-vjeçar është masakruar në ambientet e komisar...
Policia arrestoi sot shtetasin Jurxhin Kulla, pasi kundërsht...
Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas 31-vjeçar për shka...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet socia...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dër...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth mesditës ku një dja...
Deputeti Eduard Ndocaj, ka vendosur të krijojë një parti të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...