web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet amnistia e re për makinat/ Përfitojnë 100 mijë makina

26 Qershor 2016, 06:23, Aktualitet CNA

Pronarët e makinave të cilët kanë më shumë se 10 vjet që nuk i kanë paguar taksat, do të kenë afat 6 muaj për të bërë çregjistrimin e mjetit pa paguar debinë.

Ky është drafti i ri i qeverisë që i hap rrugën Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor të bëjë cregjistrimin e këtyre mjeteve dhe të shuajë detyrimet e papaguara. Falja e detyrimeve nga qeveria u jep të drejtën pronarëve debitorë të rinovojnë lejen e qarkullimit pasi shumica e këtyre mjeteve nuk ekzistojnë fizikisht.

Veprimet e çregjistrimit do të jenë pa pagesë, por nëse dikush kërkon të mbajë aktiv mjetin duhet të kryejë të gjitha pagesat e mbartura ndër vite./citynews





Lajmet e fundit nga