web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kontrabandë në dogana/ Arrestohet ish-kryetari i degës dhe dy punonjës

26 Qershor 2016, 07:50, Aktualitet CNA

Tre punonjës të Degës Doganore Berat janë arrestuar ditën e djeshme pasi akuzohen për veprën penale ??Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore??

Burime nga nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar thanë se  shtetasit e arrestuar janë Evis Plaku, 29 vjeç, banues në Berat, me detyrë ish kryetar i Degës Doganore Berat, Akion Hysi, 30 vjeç, banues në Berat, me detyrë doganier regjimi dhe akciz në Degën Doganore Berat dhe Dhame Xhamballo, 55 vjeç, banues në Berat, me detyrë doganier i vlerësimit në Degën Doganore Berat.

Bëhet me dije se ndalimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka vendosur masën e sigurisë ??Arrest me burg??, për veprën penale ??Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore?? e kryer në bashkëpunim.





Lajmet e fundit nga