web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Clinton: Trump është i rrezikshëm dhe inkoherent

2 Qershor 2016, 19:46, Kosova & Bota CNA

Kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton kritikoi ashpër kandidatin republikan Donald Trump në një fjalim për politikën e jashtme.

Ajo e quajti zotin Trump ?të rrezikshëm dhe inkoherent? në deklaratat e tij. ?Ai nuk duhet të mbajë kodet bërthamore? dhe është ?i papërshtatshëm? për të qenë president, tha zonja Clinton. Në fjalimin e mbajtur të enjten në San Diego të Kalifornisë, ajo tha se zoti Trump nuk e njeh as Amerikën dhe as botën.

Fjalimi vjen ndërkohë që ish Sekretarja e Shtetit po përpiqet ta zhvendosë vemendjen te zgjedhjet e 8 nëntorit kundër rivalit të saj të mundshëm Trump dhe jo tek senatori Bernie Sanders, i cili vazhdon përpjekjet e vështira për të fituar emërimin e Partisë Demokrate./VOA





Lajmet e fundit nga