Shtyhet liberalizimi i vizave për Kosovën
Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave i BE-së nuk do...
Zvicra përuroi sot tunelin më të gjatë dhe më të thellë hekurudhor në botë me një ceremoni në Gotthard. Një prift bekoi tunelin, ndërsa udhëheqësit e vendeve fqinje me Zvicrën – kryeministri italian Mateo Renzi, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Francois Hollande – u takuan në një shfaqje të solidaritetit evropian. Tuneli Gotthard, 57 kilometra i gjatë, thellë në zemër të Alpeve, lidh linjën kryesore hekurudhore të Evropës, nga Rotterdami në veri me Gjenevën në jug. Ai u ideua në vitin 1947. Tuneli ka ngjallur shpresat e zyrtarëve të turizmit për më shumë vizitorë në vendin malor evropian. Ai ia kalon Seikanit të Japonisë, me gjatësi 53.6 kilometra, duke u bërë tuneli më i gjatë në botë.
Fillimisht tuneli u ideua në vitin 1947 nga inxhinieri nga Bazeli, Eduard Grune. Ai ka një vlerë prej 10 miliardë dollarësh.
“Po të kthehemi pas në kohë, që në shekullin e 14-të ka pasur udhëtim përmes Zvicrës dhe njerëzit e përdornin që atëherë linjën veri-jug përmes masivit Gothard?,thotë Corinne Genoud nga kompania Turizmi i Zvicrës.
Inxhinierët përdorën një makineri masive shpimi, të quajtur “Sissi”, për të gërryer kilometra të tëra guri shkëmbor.
Inxhinierët thanë se ndërtimi ishte bërë në mënyrë shumë të përpiktë, një devijim prej vetëm 8 centimetrash horizontalisht dhe 1 centimetër vertikalisht.
Tuneli është gjithashtu pjesë e një projekti më të gjerë për të zhvendosur transportin e mallrave nga rrugët në shina, nxitur kryesisht nga një shqetësim se kamionët e rëndë po shkatërrojnë relievin naturor dhe të pacenuar të Alpeve zviceriane.
Votuesit zvicerianë, miratuan ndërtimin e tunelit në vitet 1990 dhe ndërtimi filloi në vitin 1999.
“Ne zvicerianët, jetojmë shumë pranë natyrës, natyra është pjesë e jona, natyra është baza e gjithçkaje për ne, përfshinë industrinë e turzimit në Zvicër. Dhe ndërtimi i tunelit na mundëson zhvendosjen e trafikut të rëndë të transporteve nga rruga në hekurudhë, duke mbrojtur kështu malet?, tha zonja Genoud.
28.2 milionë tonë gur u transportua nga tuneli. Më pas u deshën, katër vjet për instalimin e sistemit hekurudhor, përfshirë shinat, energjinë elektrike, telekomunikacionet dhe sistemet e sigurisë.
Dhe që nga tetori i vitit të kaluar, ekspertët kanë kryer prova me trena me shpejtësi 275 kilometra në orë përmes tunelit.
Zyrtarët e turzimin shpresojnë që tuneli të shtojë numrin e vizitorëve në vendin malor me 8.1 milionë vetë.
Megjithëse marsi i këtij viti shënoi një rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, zonja Genoud thotë se kohët e fundit ka pasur një rënie të numrit të turistëve kryesisht për shkak të vështirësive të monedhës së ndryshme.
Kur tuneli të fillojë të funksionojë, zonja Genoud e Kompanisë së turizmit, parashikon që numri i turistëve të rritet në Ticino, rajonin që flet italisht në jug të Zvicrës.
“Malet dhe relieve janë një nga arsyet kryesore që njerëzit vizitojnë Zvicrën. Prandaj, ruajtja dhe përpjekjet për të garantuar që brezat e ardhshëm të jenë në gjendje ta shijojnë natyrën, janë një nga përparësitë?, thotë ajo.
Tuneli Gotthard Base pritet të fillojë funksionimin e plotë më 11 dhjetor 2016./VOA
Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave i BE-së nuk do...
Korrespondnetja e DW-së Stephanie Pieper po zhvillon një tur...
Pas fitores tronditëse në primaret e Partisë Republikane nga...
Armë dhe municion janë konfiskuar në këtë qytezë.Ja njoftimi...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në aktivi...
A janë të rinjtë sot të pashpresë, të pavarur, të devotshëm,...
Përrenjtë janë shndërruar në lumenj gjigandë dhe vala e ujit...
Negociatori kryesor i opozitës siriane, tërhiqet nga bisedim...
Qeveria e 65-të e Turqisë, e drejtuar nga kryeministri Binal...
Më shumë se 700 migrantë mendohet se kanë humbur jetët këtë ...
Kundërshtarët e reformës së tregut të punës në Francë nuk du...
Mbytjet e anijeve me migrantë në detin Mesdhe gjatë shtatë d...
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pj...
Votuesit e zemëruar të së djathtës duan parti që i japin pro...
Presidenti rus, Vladimir Putin mbylli sot vizitën e tij dy d...
Presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti sot në selinë qendr...
Partia Republikane në SHBA tashmë ka një kandidat zyrtar për...
Një varkë me emigrantë është mbytur mesditën e sotme në kana...
Një audit i Departamentit amerikan të shtetit e ka fajësuar...
Liderët e vendeve anëtare të Grupit të 7-të fuqive ekonomike...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...