Greqi/ Putin viziton malin Athos
Presidenti rus, Vladimir Putin mbylli sot vizitën e tij dy d...
Votuesit e zemëruar të së djathtës duan parti që i japin program zhgënjimit të tyre. Ata votojnë të djathtën me patos majtist. Ky fenomen do t?i shoqërojë më gjatë demokracitë se duan elitat, beson Alexander Kudascheff.
Erozioni i demokracive është i dukshëm. Gati kudo votuesit japin votën për krahun e djathtë ose ekstrem të djathtë politik. E është shtresa e mesme ajo që i është dorëzuar një radikalizmi afektiv. Janë qytetarët normalë, që ndjehen të shpërfilluar nga partitë e tyre – dhe fajin për zemërimin e tyre ia vënë ?sistemit? duke ia shkarkuar po atij zhgënjimin. Ata i refuzojnë partitë po ashtu si sundimin e elitave. Qytetari i zemëruar është acaruar me shtetin – dhe ky qëndrim ngrihet kundër aftësisë demokratike për konsensus, po ashtu si kundër emigrantëve, kundër tregtisë së lirë dhe globalizimit. Qytetari i zemëruar jeton defensiv. Ai dëshiron të ruajë traditën e vendlindjes, atdhetarinë, dhe është skeptik deri në mosbesim nganjëherë, më shumë kundër Brukselit dhe Bashkimit Europian. Qytetari i zemëruar ngrihet kundër ?atyre atje lart? – këtë e shohim në Francë, Britaninë e Madhe, Poloni, Itali, Gjermani, Danimarkë dhe SHBA.
Bashkimi i të zemëruarve
Ky tip qytetari kërkon parti që i japin program zemërimit të tij, pavarësisht nëse ky program vjen nga Fronti Nacional, apo UKIP-i britanik, Partia e Popullit në Danimarkë, apo Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia e Wilderit në Holandë apo Partia Popullore Flamande në Belgjikë. Këta qytetarë janë borgjezia e vogël. Ata mblidhen si iriqi dhe i falen vlerave të një shkuare të artë për ta, por që nuk ekziston më prej kohësh. Ata nuk janë kozmopolitë, nuk janë të hapur ndaj botës. Në masë të madhe ata i refuzojnë emigrantët dhe të huajt – sidomos kur këta vijnë nga kultura të tjera – si ato të vendeve myslimane nga Afganistani deri në Marok.
Programi i tyre në thelb është: Mbrohuni nga e Huaja, refuzojeni të Huajën. E sa më shumë që partitë tradicionale apo politikanët e moderuar nga e djathta centriste deri tek e majta centriste bashkohen kundër këtyre të zemëruarve e votuesve protestues, aq më shumë thellohet erozioni i shoqërisë, aq më të bindur bashkohen të pakënaqurit me njëra-tjetrin kundër ?atyre atje lart?. Suksesi të bashkon. Shumia e shoqërisë është e pasigurtë dhe nuk di si të përballet me këtë radikalizëm afektiv.
Zemërimi shndërrohet në urrejtje
Kësaj i shtohet një ton gjithnjë e më i ashpër – në rrjetet sociale dihet, por edhe sharjet e fyerjet publike – si kundër Angela Merkelit për shembull- janë të përditshme e jashtë çdo niveli. Duket se këtu po humb çdo lloj fijeje nderi dhe mase. Motoja: Sa më të larta e skandaloze tonet, aq më shumë sukses. Duket se apelet ndaj arsyes dhe moskalimit të kufirit nuk ndikojnë më. Në shoqëritë demokratike të mirëqenies ka me sa duket kënde të caktuara, tek të cilat nuk mbërrin dot më politika. Në këto kënde janë mbledhur të zemëruarit si iriqi, aty gjallojnë teoritë komplotiste dhe zemërimi kthehet në urrejtje.
Ky është acarimi i të shpërfillurve, i shtresës së mesme që ndjehet e injoruar. Një e mesme që është shtyllë mbajtëse e shtetit dhe shoqërisë: si me besnikërinë ndaj shtetit ashtu edhe me pagesat e tatimeve. Një e mesme që përjeton se si kursimet e saj po zhduken përmes një politike me norma zero interesi të Bankës Qendrore Europiane. Një e mesme, që sheh se si të pasurit e super të pasurit – nganjëherë edhe firmat e bizneset nuk paguajnë tatime – por fshihen në oaze fiskale. Një e mesme që sheh me sytë e saj, se si miliona të rinj janë dhe mbeten të papunë, megjithë shkollimin e mirë. Një e mesme që sheh se si shpenzohen apo shpërdorohen miliardat e tatimeve që mungojnë në jetën e përditshme. Një e mesme që me skërmitje dhëmbësh kupton se si mbahen me para njerëzit pa punë. Dhe ajo gëzohet që ?ata atje lart? – bashkë me ta edhe mediat – reagojnë me apele moraliste për unitet, – të cilat ajo i refuzon. Zemërimi i ardhur djathtas do t’i shoqërojë demokracitë më gjatë se duan të besojnë elitat./DW
Presidenti rus, Vladimir Putin mbylli sot vizitën e tij dy d...
Presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti sot në selinë qendr...
Partia Republikane në SHBA tashmë ka një kandidat zyrtar për...
Një varkë me emigrantë është mbytur mesditën e sotme në kana...
Një audit i Departamentit amerikan të shtetit e ka fajësuar...
Liderët e vendeve anëtare të Grupit të 7-të fuqive ekonomike...
Një tubim i kandidatit republikan Donald Trump në New Mexico...
Demokratja, Hillary Clinton, dhe republikani, Donald Trump, ...
Angela Merkel do të ngulë këmbë në marrëveshjen për refugjat...
Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton,...
Nuk është regjistruar asnjëherë më parë një zhvillim kaq i s...
Sipas televizionit shtetëror sirian dhe organizatës Vëzhgues...
Dy javë para votimeve të fundit më të mëdha në procesin pres...
Komisioni i BE po ndez shkallën e dytë të procedurës juridik...
Mbi 100 persona kanë humbur jetën nga sulmet në dy bastione ...
Fletëvotimet postare do të vendosin se kush do të jetë presi...
Ka disa kohë që bota e modës në Iran po përjeton një fazë ha...
David KeysStudimet më të fundit sugjerojnë se shumica e popu...
Në Austri mbahet sot raundi i dytë i zgjedhjeve për presiden...
Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se komandanti i lartë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...