Protestuesit para Kryeministrisë: Nuk dorëzohemi deri në largimin e Ramës
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...
Angela Merkel do të ngulë këmbë në marrëveshjen për refugjatët me Turqinë, pavarësisht presioneve nga Ankaraja, sepse ajo thjesht nuk ka alternativë, mendon Jens Thurau.
Miqësisht, kështu u tha se e priti Recep Tajip Erdogani kancelaren gjermane Angela Merkel sot në Stamboll. Një veprim prej artisti, pasi ai kishte dërguar më përpara këshilltarin e tij Yigit Bulut, i cili kërcënon haptazi në intervista se Turqia mund t’i pezullojë të gjitha marrëveshjet e bëra me BE-në, në qoftë se ajo nuk i bën lëshime vendit të tij në bisedimet e ardhshme.
Shpërthim force mund ta quash një gjë të tillë, ose irracionale ndoshta, por për Merkelin ky është thjesht një realitet që ajo ka kohë që duhet ta ketë marrë në konsideratë. Ajo ka nevojë për Turqinë, sepse për momentin nuk ka asnjë alternativë ndaj marrëveshjes me Erdoganin në politikën ndaj refugjatëve. Dhe Erdogan e di këtë dhe e shpalos fuqinë e tij të re me kënaqësi.
Pothuajse çdo ditë ka shembuj për këtë: fushata gjyqësore kundër satiristit gjerman Jan Bëhmermann (dhe kundër shumë të tjerëve), arrestimi i gazetarëve, heqja e imunitetit të deputetëve kurdë për t’i futur madhe edhe në burg.
Dhe papritur është gati skena për shpërthimin e ardhshme të adrenalinës nga ana e Erdoganit: kur Bundestagu gjerman të diskutojë në fillim të qershorit për një rezolutë për gjenocidin turk ndaj armenëve, pritet me siguri që do të ketë një tjetër shpërthim. Të gjitha këto Erdogani i bën jo vetëm për të ngacmuar Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së, por se Merkeli i ka dhënë atij me politikën ndaj refugjatëve një fuqi shtesë. Dikush si Erdogani nuk heziton edhe që ta përdorë atë.
Politikë simbolike për publikun gjerman
Për publikun në Gjermani, Merkeli u takuan në fillim të vizitës së saj të dielën në Stamboll me përfaqësues të shoqërisë civile – por jo me përfaqësues kurdë, dhe as me gazetarë të persekutuar. Edhe në intervista në gazeta ajo shprehu shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e gjendjes së brendshme politike në Turqi, për të shtuar me ngut që ajo u qëndron marrëveshjeve për politikën ndaj refugjatëve.
Po tani? Pas bisedës me Erdoganin u tha vetëm: takimi nuk ishte në gjendje t’i sqaronte të gjitha çështjet e hapura. Dhe se nëse heqja e vizave të BE-së për turqit do të bëhet deri më 1 korrik, është shumë e pasigurt. Por kjo qe në fakt e qartë tashmë.
Politikë e fortë interesash
Deri tani është shkruar shumë për faktin se Merkeli i është dorëzuar presidentit egocentrik turk. Por kancelarja nuk është shumë romantike si tip, ajo nuk ka frikë prej politikës së interesave dhe llogaria e saj aktuale është: dëmi që mund të shkaktohet, nëse marrëveshja me Erdoganin prishet, është më i madh se humbja e kredibilitetit, që ka ndodhur tashmë, sepse ajo vazhdon edhe më tej të bisedojë miqësisht me pushetmbajtësit në Turqi.
Kjo mund të tingëllojë cinike, por ndoshta kjo është për momentin e vetmja gjë që i mbetet kancelares. Në rast se dështon politika e saj evropiane për refugjatët (apo ajo që ka mbetur nga plani fillestar), atëherë pushteti i Merkelit është vërtetë i kërcënuar edhe brenda vendit. Dhe pas më shumë se dhjetë vjetësh në detyrë, ajo nuk dëshiron ta përjetojë një gjë të tillë./DW
Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton,...
Nuk është regjistruar asnjëherë më parë një zhvillim kaq i s...
Sipas televizionit shtetëror sirian dhe organizatës Vëzhgues...
Dy javë para votimeve të fundit më të mëdha në procesin pres...
Komisioni i BE po ndez shkallën e dytë të procedurës juridik...
Mbi 100 persona kanë humbur jetën nga sulmet në dy bastione ...
Fletëvotimet postare do të vendosin se kush do të jetë presi...
Ka disa kohë që bota e modës në Iran po përjeton një fazë ha...
David KeysStudimet më të fundit sugjerojnë se shumica e popu...
Në Austri mbahet sot raundi i dytë i zgjedhjeve për presiden...
Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se komandanti i lartë ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është nisu...
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka pushtetin në Tur...
Qeveria e Sri Lankës ka bërë të ditur se sipasojë e vërshime...
Gjermania planifikon të investojë miliona euro në tanke të r...
Ka vazhduar edhe gjatë natës kërkimi intensive për aeroplani...
Mali i Zi dhe NATO-ja sot pritet që të nënshkruajnë sot marr...
Një gjykatë në Maqedoni ka dënuar pesë militantë deri në kat...
Një aeroplan i kompanisë EgyptAir, që fluturonte nga Parisi ...
Rusia e ka mohuar se ka ndërtuar një bazë ushtarake brenda n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...