web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reagon Drejtori i shkarkuar i Burgut të Shënkollit/ Lajmi më erdhi si bombë, do ndjek rrugën ligjore!

24 Maj 2016, 16:38, Aktualitet CNA

Kant Ndoji, i cilu u shkarkua sot nga posti i Drejtorit të Burgut të Shënkollit ka reaguar në një prononcim për mediat. Ndoji ka deklaruar se lajmi për shkarkimin e tij ka qenë i papritur, ndërsa ka shtuar se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore. Ish-Drejtori i Burgut të Shënkollit është shprehur se këtë çështje do ta ndjekë në rrugë ligjore.

?Lajmi per shkarkimin tim nga detyra me erdhi si bombë, pasi nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore. Shkarkimin tim e quaj të padrejtë. Çështjen do ta ndjek me rrugë ligjore?. Ndërkaq Ndoji bën përgjegjës për lirimin e të dënuarit nga Kosova përgjegjësin e sektorit Juridik Dejvis Alihoxha, i cili akutualisht është i arrestuar për këtë çështje.

Vendimi për shkarkimin e Kand Ndojit si Drejtor i burgut të Shënkollit u mor sot nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Sipas Ministrit të Drejtësisë, vendimi për shkarkimin është bërë me motivacionin e ?neglizhence ne kryerjen e detyres?.





Lajmet e fundit nga