web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dorëhiqet gjykatësi pas kërcënimit të Erion Veliajt

24 Maj 2016, 15:55, Aktualitet CNA

Gjykatësi Arjan Qafa ka dhënë dorëheqjen nga trupi gjykues për çështjen e pallatit 17-katësh tek kopshti zoologjik. Dorëheqja e Qafës është pranuar nga Gjykata e Apelit Administrativ. Pritet që të caktohet një trup i ri gjykues.

Qafa u akuzua nga kryebashkiaku i Tiranës se ishte në konflikt interesi me kompaninë e ndërtimit, me pretendimin se kishte blerë një apartament në një prej pallateve të ndërtuara nga kjo firmë në vitin 2010.

Veliaj ?kërcënoi? Gjykatën e Apelit Administrative përmes një proteste në ditën që ajo do të merrte vendimin për këtë çështje. Për këtë arsye, trupa gjykuese vendosi të shtyjë vendimin.





Lajmet e fundit nga