Nga Edison Ypi/ Dyshim
Më këmbë pranë banakut po trazoj sheqerin e kafes me bishtin...
Universitetet publike janë në fushatë zgjedhjesh, kthyer në traditë që prej dy dekadash. Pedagogët dhe studentët, çdo katër vjet vendosin për drejtuesit e tyre, shefa departamentesh, dekanë e rektorë, si dhe për organin kryesor drejtues, senatin. Prej këtu do të rrjedhin trupa të rëndësishme menaxhimi, ku përfshihet bordi i administrimit dhe disa këshilla në rang fakulteti.
Kjo është rruga e demokracisë që përvijoi arsimi ynë i lartë, duke filluar nga mesi i viteve ?90, rrugë që ende vihet në dyshim nga analistët e arsimit publik, dashamirët a dashakeqët. A ishte demokracia zgjedhore rruga më e mirë për universitetet tona? Ky reflektim ndizet e këto debate nxehen, sidomos kur zgjedhjet afrohen dhe në ofertën universitare të emrave që i propozohen procesit, shfaqen e rishfaqen të njëjtët njerëz, që ndërrojnë postet e karriget, por janë prej dekadash, ngjitur pullë, aty ku e nisën 20 vjet më parë.
Njerëz me CV të varfra në libra, artikuj e konferenca, por të pasura në akuza për abuzime, në procese të hapura e në procese të mbyllura. Ky reflektim e ky debat do të ishin të pakuptimtë në një shtet demokratik me politikë normale. Në një shtet me mekanizma që s?do ta linin menaxhimin universitar të degradonte në abuzim. Me një politikë që nuk do ta ngacmonte universitetin në rrjedhën e vet profesionale e demokratike.
Po kjo nuk ndodhi te ne. Shumë drejtues universitarë arritën të mbijetojnë në sajë të mbështetjes politike, apo në sajë të modeleve që politika ka mbjellë e rritur: njerëz që fitojnë pushtet, përmes tij shpërndajnë favore e grumbullojnë parà, favore e parà që më pas përdoren për të fituar pushtet.
Ky është një perpetum mobile, që po funksionon prej dekadash në politikën e madhe, si dhe në mjedisin e vogël universitar. Një rrotë që sillet pa u ndalur! A thua kësaj here rrota do të thyhet, të paktën në universitet? Për dreq, mendoj se gjasat janë tepër të vogla. Politika nuk ua dha këtë mundësi universiteteve. Betimi ynë para njerëzve se kur të marrim pushtetin do t?i çlirojmë universitetet nga rektorët e dekanët abuzues, nga ata që jemi ngjirur duke denoncuar për afera të dyshimta sa kohë ishim në opozitë, ky betim doli i rremë.
Që prej vitit 2013, asgjë nuk ndodhi në universitetet publike. Të njëjtit njerëz vazhduan të njëjtën punë. Kastat u ngurtësuan edhe për tre vjet më shumë. Pedagogët dhe shumica e ndershme universitare pritën më kot ndihmën e shtetit që rruga për një menaxhim të ndershëm të institucionit të tyre të çlirohej. Pjesa më e madhe e tyre u zmbrapsën të zhgënjyer e u mbyllën përsëri në laboratorë.
Dhe në fakt s?kishte si të ndodhte ndryshe. Sepse kastat duan të përjetësohen në politikë, ato s?mund të lejojnë modelin e kundërt të ngrejë kokë diku tjetër. Gjithsesi, mbetet që shpresa të mbahet gjallë nga brenda universitetit. Uroj që profesorët e vërtetë, ata që kanë shkruar një pjesë të madhe të historisë së universiteteve tona, të jenë zëri dhe mbështetja e kësaj fushate zgjedhore. Për ta përmbysur gjendjen.
Me besim dhe kurajë. Pa pritur që diçka e mirë mund të vijë nga jashtë. Mos e prisni këtë! Se kjo soj politike nuk e ka dashur asnjëherë dijen dhe shpirtin e lirë intelektual. Se kjo soj politike e sheh suksesin në proporcion me mungesën e shkollimit, jo profesorëve! ?Republika nuk ka nevojë për dijetarë?, kjo shprehje i referohet kryetarit të gjykatës revolucionare, në periudhën e Terrorit, pas Revolucionit Francez, kur po i jepte kimistit Lavoisier dënimin me vdekje, me prerje koke në gijotinë.
Kimisti i madh, emri i të cilit ka kapërcyer dytre shekuj e plot të tjerë do të kapërcejë, i kërkoi vetëm disa ditë më shumë jetë për të mbaruar një eksperiment. ?La republique n?a pas besoin de savants!?. Kështu ka mbetur në shënimet historike kjo shprehje rrëqethëse, për të ardhur deri në ditët tona.
Republika jonë politike sot nuk ka nevojë për dijetarë, kolegë profesorë, por ruajeni e mbajeni fort universitetin tuaj, si shpresa e dijes, ku patjetër një ditë do të ankorohet dhe politika shqiptare.
Më këmbë pranë banakut po trazoj sheqerin e kafes me bishtin...
Vizita e Kryeministrit shqiptar në Uashington: Ishte një mer...
Ka fjalë të folura, që mund të jenë të bukura dhe shumë të b...
Kur Edi Rama e tha këtë punën e Donald Trup në studion e Mus...
Nga Aurel Plasari“Cinizmi “i ligjshëm” i Prof. Plasarit!” kë...
Nga Gjergj MetaLexova shkrimin e profesor Aurel Plasarit me ...
I pari, ai origjinali e ka pasurine 4 miliarde dollare. E ka...
I keni parë besoj Kryetarët e Bashkive këtë jave në media.Ja...
Hashim Thaçi befasoi në fjalimin e tij duke iu adresuar edhe...
Ti që shkruan në gazetë e në revistë, që flet në televizion,...
Nga Prof. Dr. Akademik Artan FugaPo botoj këto teza që anali...
Diku në vitet e para ’90 një mik më rrëfente një ndodhi, tek...
Duke u perpjekur per ta nxjerr kete vend nga prapambetja e t...
Napolon Zerva është një nga figurat më të errëta në historin...
Nga Blendi Fevziu –Një grua e re ka humbur jetën dhe dy fëmi...
1)Çfarë janë këto “Panama Papers”, në të vërtetë?“Panama Pap...
Vet kurv, nënën lavire, motrat prostituta, tezet, hallat, dh...
Kërkesa e prokurorisë për të dënuar me 152 vjet burg 9 të ak...
Nga Spartak NgjelaSituata në Shqipëri po rëndohet për ditë e...
Nga Enkel DemiSi çdo popull në botë, edhe shqiptarët kanë nj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...