KU KA QENË DERI DJE Z. KLERIK ? NË Ç’PLANET?
Nga Aurel Plasari“Cinizmi “i ligjshëm” i Prof. Plasarit!” kë...
Kur Edi Rama e tha këtë punën e Donald Trup në studion e Mustafa Nanos në TemA TV, nuk është se pati shumë reagime. Duket kjo u konsiderua një opinion krejt për konsum të brendshëm, madje në sinoret e një media online. Ndryshe ndodhi, kur kjo deklaratë u gjet interesante nga New York Times dhe më pas nga CNN. Si përherë, ne vuajmë nga sindromi si paraqitemi, kur na e varin të jashtmit. Ndaj, edhe Lulzim Basha reagoi me një batutë të hollë nga ato që Preçi ia dërgon me sms. Rama u përshkrua si fanar ndriçues dhe udhëheqës botëror. Ky i fundit nuk e vrau shumë mendjen, por në studion e CNN ngulmoi në të tijën, megjithëse gazetari i kujtoi që kemi të bëjmë me zgjedhjet e një vendi, në të cilin ai nuk ka ndonjë tagër.
Është mëse e qartë që kryeministri i Shqipërisë është përfshirë në një strategji të mirëfilltë PR përsa i përket zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Hartuesit e saj duket kanë patur nevojë për një udhëheqës politik që vjen nga Europa, i cili të theksojë se në rastin e fitores të një ekstremisti si Trump punët me kontinentin e vjetër nuk janë aq mirë. Amerikanët e thjeshtë, pra shumica dërrmuese, as që e kanë idenë se ku, si, qysh, tek është Shqipëria. Shumë prej tyre as e dinë ku bie, por po u the se është një vend në Europë mund të ftillohen më lehtë dhe mund ta marrin më mirë mesazhin. Kaq ishte e gjitha, ndaj dhe doktori nuk reagoi për këtë çështje, megjithëse ka një ushtri informatorësh digjitalë. Sepse, doktori që e shpiku politikën e batutës, kaq e di që nuk ishte vendi për hajgare, pasi mesazhin nuk po ta sjell Preçi a Kaçi, por vëllai i madh.
Është i njëjti lajms që e shtyu kryetarin e qeverisë të hedhë në sheshin e shqiptarëve lëndën e mësimit të feve. Ateistët e Shqipërisë u ndjenë sikur do i nxirrnin gollomesh pa mosbesimin e tyre, pasi duhet pranuar që shkolla shqiptare nuk është laike, por ateiste. Fjala vjen, askund në lëndët mësimore nuk i bëhet qoftë dhe një oponencë e zbehtë teorisë së Darvinit, por ajo konsiderohet e vërtetë e padiskutueshme. Një besimtar, si duhet të sillet me fëmijën që mëson në shkollë, madje e jep provim këtë gjë? Pikërisht këtu, ateistët menduan se po u bie kështjella që mbajnë prej vitesh në edukim, ndaj dolën në fis me shprehjet: ?feja është problemi? apo ?feja opium për popujt?. Duhet thënë se vetë Rama nuk është ndonjë besimtar i dalluar, madje i bën lëmsh këto punët e besimit. Ai thotë se vetë është katolik, kur nuk ka asnjë çertifikatë pagëzimi, që gruan e ka myslimane, e cila nuk respekton kurrfarë riti islam dhe të premten nuk është se shkon në xhami, që djalin e madh ka orthodoks dhe Zahon me gjasë katolik se e bekoi Papa, kur Ati i Shenjtë bekon fëmijë me mijëra në botë, qofshin myslimanë a budistë. Ndaj, kjo qasje e Ramës me besimin rrëfen më shumë një njeri që është lojëcak edhe me Zotin. Kështu, kur tregonte në VOA se në Shqipëri do të çelet Qendra Rajonale kundër Radikalizmit, e cila do të ngrihet së bashku me amerikanët, atëherë është e qartë pse u tha kjo puna e mësimit të fesë. Në kuadër të një strategjie amerikane që është e bindur se ekstremizmi luftohet, nëse njeh në thelb besimin, atë thelb që të mëson paqen dhe jo luftën. Kështu, ateistët e Shqipërisë nëse dëshirojnë të bëjnë debat, mund të përqëndrohen në kundërshtimin e kësaj strategjie, sepse kryeministri ynë po zbaton thjesht porosinë e vëllait të madh që në shqip i themi big brother.
Nga Aurel Plasari“Cinizmi “i ligjshëm” i Prof. Plasarit!” kë...
Nga Gjergj MetaLexova shkrimin e profesor Aurel Plasarit me ...
I pari, ai origjinali e ka pasurine 4 miliarde dollare. E ka...
I keni parë besoj Kryetarët e Bashkive këtë jave në media.Ja...
Hashim Thaçi befasoi në fjalimin e tij duke iu adresuar edhe...
Ti që shkruan në gazetë e në revistë, që flet në televizion,...
Nga Prof. Dr. Akademik Artan FugaPo botoj këto teza që anali...
Diku në vitet e para ’90 një mik më rrëfente një ndodhi, tek...
Duke u perpjekur per ta nxjerr kete vend nga prapambetja e t...
Napolon Zerva është një nga figurat më të errëta në historin...
Nga Blendi Fevziu –Një grua e re ka humbur jetën dhe dy fëmi...
1)Çfarë janë këto “Panama Papers”, në të vërtetë?“Panama Pap...
Vet kurv, nënën lavire, motrat prostituta, tezet, hallat, dh...
Kërkesa e prokurorisë për të dënuar me 152 vjet burg 9 të ak...
Nga Spartak NgjelaSituata në Shqipëri po rëndohet për ditë e...
Nga Enkel DemiSi çdo popull në botë, edhe shqiptarët kanë nj...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Belbëzimi e disa zërave periferikë brenda LSI-së që luajnë k...
Me keto pergjimet telefonike e ambientale te disa polikaneve...
Një shoqëri që nuk hedh dot poshtë drejtuesit që e urrejnë p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...