web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekspertët e Komisionit të Venecias sot në Tiranë për reformën në drejtësi  

2 Nëntor 2015, 08:35, Aktualitet CNA

Raporterët e Komisionit të Venecias pritet të mbërrijnë ditën e sotme në Tiranë.

Qëllimi i kësaj vizite e cila është dy ditore do të jetë Reforma në Drejtësi.

Të dërguarit e Venecias do të takojnë Presidentin e Republikës Nishani, kryeministrin Edi Rama, kreun e Gjykatës Kushtetuese, Ministrin e Drejtësisë, Fatmir Xhafën në cilësinë e kryetarit te komisionit te posaçëm për reformën ne drejtësi, si dhe anëtaret e Partisë Demokratike në ketë komision.

Ata do të dëgjojnë opinionet e ekspertëve ligjorë të Partisë Demokratike, pasi këta të fundit kanë shprehur skepticizmin e tyre lidhur me draftin e hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë.

Më 19 tetor, Komisioni i Venecias përmes një letre dërguar nënkryetarit të Komisionit të Posacëm për Reformën në Drejtësi, Eduard Halimit bëri me dije Partinë Demokratike se në datat 2- 3 nëntor përfaqësues të “Venecias” do të vinin në Tiranë.

 





Lajmet e fundit nga