web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal / Lirohet vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, iu gjetën 19 kg kanabis

2 Nëntor 2015, 07:23, Aktualitet CNA

Ka dalë nga burgu vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, Artur Zotkaj.

Në datën 18 shtator 2015 gjatë aksionit të koduar ?Provonik?,  policia vuri në pranga Artur Zotkaj , 46 vjeç, banues në Poliçan, Kreshnik Hysenebelli, 24 vjeç, banues në Poliçan, Abedin Nurellari, 38 vjeç, banues në Poliçan dhe Destared Allko, 23 vjeç, banues në Skrapar.

Adriatik Zotkaj u la i lirë sot nga gjykata, ndonëse në biznesin e tij u gjet një sasi prej 19 kg Kanabis.

Gjatë seancës së zhvilluar gjatë paradites së sotme, Apeli e ka lënë në burg personat e tjerë të arrestuar duke liruar vetëm Zotkajn. Për gjykatën nuk ka pasur prova për të lënë në qeli vëllain e kryebashkiakut, ndërsa për personat e tjerë kishte.

 

 

 





Lajmet e fundit nga