web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lushnje / Arrestohet i riu, arsenal armësh dhe droge

2 Nëntor 2015, 08:04, Aktualitet CNA

Policia e Lushnjes ka arrestuar  Avdulla Muça, 25 vjeç.

Gjatë një kontrolli të bërë  në shtëpinë e tij u gjetën edhe 5 kg drogë.

Policia njoftoi se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Çerm-Proshkë ju sekuestruan 5 kg bimë e dyshuar si kanabis sativa, një armë tip Kallashnikov, dy krëhra kallashnikovi dhe 61 fishekë, një armë tip Shutgan i markës Angleze, një teke e markës Italiane me 45 fishekë, një armë e ftohtë tip thikë të cilat u  sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”,”Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ” “Prodhimi,mbajtja,blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.





Lajmet e fundit nga