web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarja / Zbulohet nga ADN-ja vrasësi i shqiptarit në Holandë

2 Nëntor 2015, 07:41, Aktualitet CNA

Zbulohet autori i vrasjes së ndodhur më 6 prrill 2015, në Roterdam të Holandës, ku u ekzekutua me plumba shqiptari Durim (Ilirian) Sulku.

Vrasja e 33-vjeçarit dyshohet se u bë për shkak të një masakër të ndodhur më 27 maj 2015 në Tiranë.

Atë ditë, në një atentat të organizuar nga vëllai i 33-vjeçarit të vrarë në Holandë, mbetën të vrarë tre persona pranë Fakultetit të Shkencave të Bnatyrës në Tiranë.

Autorësia e vrasjes kishte mbetur mister edhe pse atje ishte fillesa e masakrës me tre viktima që ndodhi disa muaj më pas në Tiranë.

Policia holandeze gjeti  makinën ?BMW? dhe më pas brenda saj gjeti një pistoletë, me të cilën dyshohet se ishte qëlluar me plumb në kokë Iliraian Sulku.

Ekzaminimi i makinës  kishte qenë më i hollësishëm nga policia holandeze.

Në mbështetëse të kokës te sedilja e shoferit, ekspertiza holandeze kishte gjetur qime floku, të cilave më pas iu bë analiza e ADN-së.

Kjo analizë, ka identifikuar një shtetas shqiptar si autorë të vrasjes së Ilirian Sulkut, ndodhur më 6 prill në Roterdam të Holandës.

Personi i identifikuar nga ADN-ja në Holandë rezulton të ketë qenë prezënt edhe në masakrën e ndodhur në Tiranë.

Kujtojmë se, më datën 27.05.2015, reth orës 18:30, në vendin e quajtur ?Bulevardi Zogu i Parë? Tiranë, pas një shkëmbimi zjarri kanë mbetur të vdekur shtetasit Besnik Sulku dhe Gerti Goxhaj, ndërsa shtetasi Mentor Lufi është transportuar për në spitalin Universitar të Traumës, ku nga plagët e marra ka gjetur dhe vdekjen.





Lajmet e fundit nga