web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dritan Hila: Rama i ka zëvendësuar socialistët me Taulant Ballën

22 Tetor 2015, 21:01, Aktualitet CNA

Ish-Zv.Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila shprehet se Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka zëvendësuar profesionistët e selisë rozë me Taulant Ballën.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Hila i ka bërë apel kreut të PS-së që të rregullojë godinën e selisë rozë, se sipas tij ka bërë histori.

Postimi në rrjetin social në Facebook

Po ço ndonje nga ata çunat qe fitojne tenderat o kryetar ta rregullojne ate godine; ti rregullojne banjat se jane bere hale; ta shtrojne me pllaka se jane bere cope, ti lyejne muret, e te vene ndonje tavoline te re. Po ço ndonje o komandant se eshte godine me histori te madhe ajo, qe ju dhimbset shume burrave e grave, me mend e me zemer. Puna jote qe te pranuan si mik e ti i nxore treçereket jashte e ata qe mbeten nuk i le te flasin. Puna jote qe ne vend te gjithe atyre poeteve, shkrimtareve, ekonomisteve inxhinjereve qe ishin dikur, i ke zevendesuar me Taulant Ballen. Duket qe e shikon si qiraxhiu shtepine e botës ate karabina. Por meqe ju ke marre votat, beju te pakten nje simbol te hajrit te ngushellohen. Se eshte godina e nje partie qe do apo s’do ti, ka bere histori.





Lajmet e fundit nga