web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Banka e Shqipërisë: Sistemi bankar në Shqipëri, i qëndrueshëm

22 Tetor 2015, 16:54, Aktualitet CNA

Banka e Shqipërisë, ka publikuar ditën e sotme raportin e stabilitetit financiar për gjysmën e parë të vitit. Banka ka konfirmuar se sistemi bankar në Shqipëri, është i qëndrueshëm dhe i mirëkapitalizuar për të mbështetur rritjen ekonomike.

?Sistemi bankar ka kaluar me sukses provat e rezistencës. Edhe në supozimet për skenarë të rënduar, parametrat e kapitalizimit dhe likuiditetit sistemit do të ngeleshin brenda kërkesave minimale rregullatore?-citon raporti i cili nënvizon se, ?rritja ekonomike do të vijojë me të njëjtat ritme si në gjysmën e parë të vitit. Inflacioni pritet në rritje në linjë me zhvillimin ne eurozonë, si dhe me zgjerim kërkese?.

Sipas BSH një hap pozitiv është proçesi i fshirjes së kredisë me probleme, e cila për individët është ulur në 14.3 %, nga 16.5% që ishte më parë dhe për biznesin është ulur me 5 pikë % duke arritur vlerat e 23 %.

 





Lajmet e fundit nga