web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Replikat  Patozi-Rama në kuvend

22 Tetor 2015, 11:53, Aktualitet CNA

 

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi dhe Kreyministri, Edi Rama kanë replikuar me njëri-tjetrin në kuvend.

Pas fjalës së Ramës është përgjigjur Patozi:

?Nuk kam komplekse për të ju përgjigjur kryeministrit, të cilin edhe pak kohë do ta kemi. Jo se nuk i ka kuptuar ato që thashë unë, por sepse nuk ka çfarë të thotë. Ju nuk keni asnjë problem me ne, por i keni problemet me ato 1 milionë shuplakat që po ikin në Gjermani, pas aferave tuaja, që ju votuan me mashtrimet tuaja. Unë thuajse e përmenda shkarazi çështjen CEZ dhe ju na mbajtët një ligjëratë 30 minutëshe. Pse? Sepse kjo ju djeg. Afera CEZ është përgjegjësia juaj, sepse nuk mund ti ikni përgjegjësisë duke u marrë me të shkuarën. Meqë ju e keni problemin kryesor me opozitën, sa herë ju do të ktheheni tek 2013, aq më të fortë do të bëhemi?, shprehet ai.

Më pas fjalën e ka marrë Rama që nuk e ka kapërdirë dicka të tillë.

Ai shprehet: ?Ndjesë me respekt, kishit një kontradiktë, ju e përmendët CEZ aspak shkarazi dhe ju e përmendët duke thënë se, kjo çështje është kryesorja. Asnjëherë nuk ju kam përmendur që ju vinit këtu, kur ju ishit kreu i grupit parlamentar. Kur ju them se ju nuk keni asnjë shans të merrni besimin e njerëzve sepse ata nuk janë budallenja, ata 1 milionë që ju i përmendi shpesh nuk do të votojnë. Nuk është shqetësimi i madh rivotimi, e as rizgjedhja ime si kryeministër në 2017. Nëse do të ndodhin këto, unë jam nga ata që mendoj se ja vlen të ndodhi vetëm kur e meritoj. Kush e ka këtë përgjegjësi do të bëjë gjënë e drejtë, jo atë fshatçe. Shqipëria për shkakun tuaj, ishte i vetmi vend ku qytetarët evropianë vidhnin kështu, nuk do të ishte nëse kjo çështje nuk do ju kushtonte karrigen. Ata 300 mijë që ?la dolçe vita? me specin e kuq mbrapa nuk do të vijnë më. Çdo gjë mund të them për ju, por jo që i keni duart pis. Ja një shembull: Doli profesori e filloi, do ju tregojmë shqiptarëve se si paratë që paguajnë për OSHEE-në i marrin deputetët me tendera. Nëse do ishte e vërtetë do isha unë që do ju falënderoja. Akuzonin kandidatin e aleancës tonë. Kompania që ka fituar me tender në kompaninë e OSHEE-së të drejtën që ka  fituar të drejtën për shërbim në vitin 2009. Është aty që nga 2009 dhe sot nuk ka kontratë të re, por ka një shtesë. Kjo është një parti që u themelua si parti e Europës dhe u katandis si një qen fshati, që ndjek bishtin e vet?, përfundon Rama.

 





Lajmet e fundit nga