web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministrja Gjosha takim me Knut Fleckenstein

22 Tetor 2015, 17:04, Aktualitet CNA

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i cili ndodhet për një vizitë disa ditore në vendin tonë.

Në takim u diskutua lidhur me pritshmëritë për progres raportin që pritet të publikohet së shpejti, metodologjinë e re të tij dhe ecurinë e 5 prioriteteve që Shqipërisë i janë lënë nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave.

Gjithashu u theksua rëndësia e reformës në drejtësi për hapjen e negociatave.

?Prandaj ne shpresojmë që kjo reformë të miratohet sa më shpejt me konsensusin e të gjithë aktorëve,  në mënyrë që implementimi i saj më pas të bëhet përmes negociatave?, tha Ministrja Gjosha.

Fleckenstein, vlerësoi progresin  që ka bërë Shqipëria, si dhe theksoi se çdo reformë që vendi ndërmerr, nuk duhet parë si një detyrim ndaj BE-së, por si një detyrim ndaj qytetarëve dhe nevojë për të zhvilluar më tej vendin.

 





Lajmet e fundit nga