Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Fenomeni i emigrimit për në Gjermani për të kërkuar azil, nuk ka prekur vetëm familjet e varfra shqiptare, por edhe shumë punonjës të administratës së shtetit. Një prej tyre është edhe shefja e financës së shkollës së mesme profesionale në Kamzë, e cila ka emigruar familjarisht drejt Gjermanisë, ku është regjistruar për azil ekonomik, ndërkohë që me ikjen e saj ka mbetur pa paga i gjithë stafi i këtij institucioni arsimor.
Burime të besueshme nga kjo shkollë bëjnë me dije se financierja është larguar që në muajin korrik, por nuk është njoftuar nga askush, derisa ka ardhur fillimi i këtij muaji, kur është kërkuar të bëhen gati borderotë e pagave për punonjësit e institucionit shtetëror. Në këto kushte, institucioni është vënë në dijeni se ajo kishte emigruar drejt Gjermanisë bashkë me familjen, duke kërkuar azil ekonomik, ashtu si shumë familje të tjera shqiptare. Ikja e saj mësohet se ka shkaktuar problemin e mosdhënies së pagave për 82 punonjës.
Burimet shpjeguan se janë pikërisht 67 mësues dhe 15 punonjës të tjerë të shkollës së Mesme Profesionale në Kamzë që nuk kanë marrë ende pagat e muajit korrik. Ky problem mësohet se fillimisht është ngritur te drejtoresha e shkollës profesionale, por nga të dhënat mësohet se ajo ndodhej me pushime dhe zëvendësimi i financieres nuk mund të kryhet para se ajo të kthehet në detyrë. Tashmë, kur kanë kaluar pothuajse tri javë, arsimtarët kanë humbur shpresën për të marrë pagat deri në muajin shtator-raporton Shqip.
Në lidhje me këtë rast, Ministria e Mirëqenies Sociale tha se po punohet për zëvendësimin e shefes së financës, një proces i cili nuk është kryer ende, megjithëse arsimtarët ankohen se kanë mbetur pa para në këto ditë në nxehta para fillimit të vitit të ri shkollor. ?Janë marrë të gjitha masat, ne kemi caktuar një njeri tjetër. Zonja në fjalë (shefja e financës) ka ikur në Gjermani pa lajmëruar më parë në institucionin ku ajo punonte dhe gjithçka erdhi papritur. Ka dy javë që nuk i kanë marrë, por brenda kësaj jave mësuesit marrin pagat. Zëvendësuesi është gjetur dhe të gjithë do t?i marrin, por kjo erdhi në mënyrë të befasishme?, sqaroi Agron Pëllumbi, drejtor i Arsimit dhe Formimit Profesional në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.
Qindra familje shqiptare janë larguar këtë vit drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera të BE-së. Këto familje shesin gjënë e gjallë dhe orenditë shtëpiake për të siguruar biletat e udhëtimit drejt vendeve të Perëndimit, ndërkohë që tashmë kanë nisur kthimet e para dhe po ndihen pasojat. Shqipëria nuk hyn në listën e vendeve problematike, ndaj dhe shqiptarët nuk përfitojnë azil dhe si pasojë mjaft shtetas shqiptarë kthehen mbrapsht, duke u përballur me një skamje edhe më të tmerrshme.
Për të bërë një rezonancë magnetike në shërbimin shëndetësor...
Me një papunësi zyrtare rreth 20 për qind, Shqipëria po bën ...
Bashkia e Tiranës nis rehabilitimin e njësisë nr.5, paraleli...
Gati 80 adoleshentë në kryeqytet janë raportuar gjatë këtyre...
600 shtetas ndodhen aktualisht të dënuar nga gjykata me punë...
Ministria e Brendshme ka njoftuar pasditen e kësaj të premte...
Në kushtet e pamundësisë financiare për shkak të borxhit të ...
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha sot se edhe kund...
Eurostati jep alarmin për rritjen e vdekshmërisë foshnjore n...
Në këto ditë të nxehta vere, ku rreziku i rënies së zjarreve...
Qytetaret ne Tirane thone se i mbushin bombolat ne pika mes ...
Humbja e fëmijëve në plazhet e mbushura me pushues është një...
Agjencia Kombëtare e Bregdetit bën të ditur se nga data 18 d...
Në një kohë kur qyteti i Kukësit është kthyer në “qytetin e ...
Pas një paradite të nxehtë dhe me diell, një rrebesh shiu dh...
Banorët e Novoselës, një prej zonave më të prekura nga përmb...
Mes emigrantëve që përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit ...
Dhjetëra banorë të Fushë Bulqizës janë ngritur në protestë n...
Inspektoriati Qendror Teknik ka nisur një hetim për arsyen e...
“Do të kërkohet konstituimi sa më i shpejtë dhe i plotë i të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...