Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Me një papunësi zyrtare rreth 20 për qind, Shqipëria po bën përpjekje të shtojë vendet e punës dhe të luftojë informalitetin në këtë fushë.
Inspektoriati i Punës ka zbuluar gjatë këtij viti 900 punëtorë pa sigurishe shoqërore dhe 1800 të tjerë pa kontrata pune individuale.
Në mbi 550 kontrolle tek bizneset private doli se është ulur me 60 për qind numri i punëtorëve pa kontrata individuale.
Një pjesë jo e vogël e punëtorëve pa kontrata janë zbuluar edhe në Lezhë, Elbasan dhe Shkodër.
Punëtorët pa kontrata pune janë gjetur kryesisht në firma të fushave bujqësi, ndërtim, shërbime, tregti dhe transport.
Ndërkaq numri i aksidenteve në punë është ulur me 30 për qind. Konkretisht kanë ndodhur 42 aksidente në punë, nga këto 8 femra.
Drejtuesi i Inspektoriatit të Punës Dritan Ylli, thotë se është dyfishuar numri i ankesave të punëtorëve dhe i kontrolleve mbi këto ankesa, sepse ata besojnë më shumë që kontrollet e shpeshta i zgjidhin shkeljet.
Punëtorë të pasiguruar u gjetën 900 vetë; shumica në Vlorë, Tiranë, Korcë dhe Dibër.
Një numër jo i vogël punëtorësh pa sigurime janë gjetur edhe në Kukës, Lezhë, Durrës dhe Berat.
Punëtorët pa sigurime janë zbuluar shumica në firma prodhuese, ndërtim, tregti e shërbime.
Midis qindra punëtorëve pa sigurime e pa kontrata janë gjetur edhe mbi 300 firma pa licensë, që vepronin në të zezë.
Këtë vit u rrit me 45 për qind ndëshkimi i firmave për shkelje të ligjeve të punës.
Mbi 70 firma tregtare e prodhuese janë gjobitur me 240 mijë dollarë për shkeljet me kontratat dhe sigurimet e punëtorëve.
Më pak janë gjobitur firma ndërtimi, shërbimi apo miniera.
Bizneset private po nxitojnë këtë periudhë vere që të rregullojnë dokumentat, në pritje të një kontrolli të rreptë që njoftoi qeveria në shtator kundër evazionit fiskal dhe shkelje të tjera që ndodhin në ekonomi.
Një numër jo i vogël firmash punojnë me dy bilance, fshehin fitimet dhe punëtorët, madje krijojnë edhe skema mashtrimi për të shmangur sistemin e tatim-taksave.
Qeveria premtoi se do t’u paguante sigurimet shoqërore për një vit firmat që marrin punëtorë të rinj.
Por ndërsa marrin punëtorë të rinj, kompanitë përsëri fshehin numrin ekzistues të punëtorëve, duke mos paguar sigurimet shoqërore për një pjesë të tyre.
Ilirian Agolli/Zeri i Amerikes
Bashkia e Tiranës nis rehabilitimin e njësisë nr.5, paraleli...
Gati 80 adoleshentë në kryeqytet janë raportuar gjatë këtyre...
600 shtetas ndodhen aktualisht të dënuar nga gjykata me punë...
Ministria e Brendshme ka njoftuar pasditen e kësaj të premte...
Në kushtet e pamundësisë financiare për shkak të borxhit të ...
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha sot se edhe kund...
Eurostati jep alarmin për rritjen e vdekshmërisë foshnjore n...
Në këto ditë të nxehta vere, ku rreziku i rënies së zjarreve...
Qytetaret ne Tirane thone se i mbushin bombolat ne pika mes ...
Humbja e fëmijëve në plazhet e mbushura me pushues është një...
Agjencia Kombëtare e Bregdetit bën të ditur se nga data 18 d...
Në një kohë kur qyteti i Kukësit është kthyer në “qytetin e ...
Pas një paradite të nxehtë dhe me diell, një rrebesh shiu dh...
Banorët e Novoselës, një prej zonave më të prekura nga përmb...
Mes emigrantëve që përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit ...
Dhjetëra banorë të Fushë Bulqizës janë ngritur në protestë n...
Inspektoriati Qendror Teknik ka nisur një hetim për arsyen e...
“Do të kërkohet konstituimi sa më i shpejtë dhe i plotë i të...
Mbi 11 mijë pushues kanë marrë shërbim mjekësor në qendrat s...
Vendi është përfshirë këtë verë të nxehtë nga një mori zjarr...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...