web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spartak Ngjela: Rama-Meta drejt ndarjes/ Kryeministri i paaftë dhe jo politikan

7 Gusht 2015, 08:00, Aktualitet CNA

Kritik me kryeministrin, kritik me qeverinë, kritik me koalicion. Dhe pse vazhdon ta konsiderojë veten si pjesë e koalicionit me PS, i pyetur nga Gazeta ?SOT? mbi zhvillimet e fundit politike në vend, avokat Spartak Ngjela nuk heziton të deklarojë se kryeministri Edi Rama është i paaftë dhe jo një politikan. Ndërsa qeverinë e konsideron të papërmbushur në misionin e saj për reformat e premtuara, duke e cilësuar si një qeveri të ardhur dje në këtë detyrë.

Për avokat Ngjelën, koalicioni qeverisës nuk ka të ardhme. Sipas tij, vazhdimësia e koalicionit të majtë nuk do të jetë e gjatë për shkak të disa faktorëve, ndër to më kryesori, përplasja për ndarjen e pushtetit. Avokat Ngjela mendon se LSI ka marrë ministritë kryesore si Transporti, Bujqësia, etj., motiv ky që sipas tij forcon dita ditës këtë forcë politike. Ngjela e sheh të pashpresë dhe pa të ardhme koalicionin qeverisës, ndërsa thekson se PS është e rrezikuar në zgjedhjet parlamentare të 2017. Nëse pozitat e PS do rrezikohen seriozisht në 2017, Ngjela bën përgjegjës direkt kryeministrin Edi Ramën, të cilin e kritikon për paaftësi politike dhe menaxheriale.

Ndërkaq, lidhur me qeverisjen 2 vjeçare të koalicionit PS-LSI, Ngjela shprehet se për shkak të mosmarrëveshjeve të herëpashershme mes këtyre dy forcave politike janë bllokuar reformat më të rëndësishme në vend. ?Koalicioni është pa të ardhme. PS-LSI është një koalicion pa vlerë, pasi janë bllokuar reformat dhe nuk ka pasur barazi politike, që në momentet e nisjes. LSI i ka marrë PS ministri të rëndësishme si atë të Transporteve, Bujqësisë, etj. Ky është një koalicion me fund të shpejtë. Në këto kushte, PS është e rrezikuar në 2017. Pse nuk e ka zgjidhur Rama këtë? Është paaftësi politike. Rama nuk është politikan. Të shohim çdo bëjë më vonë?, deklaroi Ngjela. Ai thotë se koalicioni PS-LSI në fillim u bë për të shpëtuar të majtën dhe për të siguruar fitoren, por ky bashkim sipas tij, tashmë po tregon se po dëmton vetë PS.

Kritikat ndaj qeverisë  

Avokati Spartak Ngjela, përpos faktit se nuk parashikon një të ardhme të koalicionit PS-LSI, kritikon ashpër dhe punën e qeverisë. Ai thotë se koalicioni qeverisës nuk ka realizuar synimet e tij. Ngjela shprehet se qeveria ka ngecur në një sërë reformash dhe kjo e dëmton atë në sytë e qytetarëve. ?Që në momentin që ka ardhur në pushtet kjo mazhorancë qeverisëse, ka pasur synim kryesor 3-4 reforma të mëdha, për të cila duket se po mih në ujë. Cilat janë këto? E para reforma në drejtësi, në funksion të ligjit dhe të gjithë sistemit institucional në Shqipëri; e dyta është reformë treg për të kaluar krizën e mungesës së financës nëpërmjet prodhimit: Deri tani asgjë?, u shpreh Ngjela.

Avokati Ngjela thotë se qeveria nuk ka sjellë ndonjë ndryshim, por duhet të presim çfarë do të bëjë në ditët në vijim.   ?Të treja këto reforma janë të lidhura me njëra-tjetrën, sepse në Shqipëri nuk funksionon ligji, prandaj nuk funksionon as tregu; në Shqipëri konstatohet krizë në menaxhim, që do të thotë se është arsimi në gjendje të mjerë. E shihni se si lidhin të treja reformat me njëra-tjetrën, të cilat mund të vijnë dhe konvergojnë në këto tre fjalë: Ligj, ekonomi, dhe intelekt. Në funksion të kësaj që thamë më lart, qeveria duket sikur ka filluar punën dje. Të shohim çfarë do ndodhë?, u shpreh Ngjela.





Lajmet e fundit nga