10 mijë euro për vrasjen e emigrantit
Julian Shorja, personi që u arrestua ditën e martë bashkë me...
Kush ishte shtetasi amerikan, Theodhori Bezhani, që ndërroi jetë nga një aksident tragjik
Nga Engjëll Serjani
Fati i keq e ka ndjekur gjithë jetën, Theodhori Bezhanin, liderin e parë të organizatës së minoritetit grek në Shqipëri OMONIA, i cili ndërroi jetë sot, në një aksident fatal në rrugën Gjirokastër-Kakavije, në moshën 82 vjeçare.
Theodhori Bezhani, i vetmi nga krerët e minoritetit grek që kishte shtetësinë amerikane, do të mbahet mend si kreu i pakicave që u burgos si nga diktatura, por edhe nga demokracia, edhe pse nuk ishte nga politikanët e zhurmshëm e të ashpër të minoritetit.
Mësuesi i biologjisë në fshatin Hllomo të Pogonit dhe banues në fshatin Frashtan të Dropullit të Poshtëm, Theodhori Bezhani është dënuar në kohën e regjimit komunist me akuzën e ?agjitacionit dhe propagandës? kundër pushtetit popullor, ndërkohë pas rënies së komunizmit u akuzua me të ashtuquajturin grupin e ?të pestëve? për veprimtari anti-shqiptare.
Por akuza doli e montuar dhe procesi solli acarimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, në kohën kur President i Republikës ishte Sali Berisha.
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, pikërisht nga ky proces e cilësoi qeverinë Tiranës një ?regjim? që duhet rrëzuar.
Por pas atij procesi, Theodhori Bezhani, u tërhoq nga politika aktive dhe punoi si gazetar në dy organe minore të minoritetit grek. Ka qenë kritike e lidershipit të OMONIA-s dhe PBDNJ-së, sidomos pas vdekjes së liderit tjetër të këtij grupimi politik Vasil Melo.
Incidenti
Aksidenti që i mori jetën kreut historic të OMINIA-s, ndodhi në rrugën Kakavia ? Gjirokastër, pranë fshatit Jorgucat. Zoti Bezhani ishte duke drejtuar një fuoristradë të tipit ?Jeep? dhe në rrethanat e një frenimi në një rrugë të rrëshqitshme për shkak të shiut, ka devijuar duke dalë nga rruga.
Në të njëjtin automjet me të udhëtonin e tre miq të tij grekë, Apostolis Glankinos nga Janina dhe nga Peter dhe Talia Anesti përfaqësues të diasporës greke nga SHBA, të cilët do të mernin pjesë në një veprimtari kulturore që do të organizohen në fshatin Hllomo të krahinës së Pogonit, krahinë e përfshirë së fundi me ndarjen e re administrative në bashkinë e Dropullit.
Si pasojë e përplasjes së automjetit në kanalin ndanë rrugës, drejtuesi i mjetit 82 vjeari Theodhori Bezhani ka gjetur vdekjen, ndërsa tri bashkëudhëtarët e tjerë janë plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën, kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal ?Omer Nishani? në Gjirokastër.
Burime nga reparti i urgjencave të këtij spitali, bënë të ditur se pas ndihmës së pare, tre të plagosurit u përcollën për në spitalin e Janinës, dy në gjendje më të lehtë, ndërsa i plagosuri Peter Anesti, në një gjendje më të rëndë për shkak të një goditjeje që kishtë marrë në kokë, por sipas mjekëve, gjithsesi jashtë rrezikut për jetën.
Jetëshkrimi
Theodhori Bezhani, ish-kreu i parë i OMONIA-s, në profesion ish-mësues biologjike, lindur në fshatin Hllomo të Pogonit dhe banues në fshatin Frashtan të Dropullit të Poshtëm do të kujtohet si një nga anëtarët themelues të Bashkimit Demokratik të Kombëtar të Minoritetit Etnik Grek (Omonia), për disa kohë nënkryetar i Omonias për Gjirokastrën dhe vazhdimisht anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të OMONIA.
I ndjeri Bezhani do të mbahet mend edhe si një nga ?të pestët që u burgosën në vitin 1994 me akuzën e veprimtarisë së spiunazhit kundër Shqipërisë, të cilët pas disa muajsh nga vendimi i gjykatës së shkallës së pare, u liruan nga Gjykata e Kasacionit (atëherë Gjykata e Lartë).
Në veprimtarinë publike të militantit themelues të OMONI-s, Thodhori Bazhani, bën pjesë edhe aktiviteti i gjerë si botues dhe gazetari i dy gazetave të përmuashme në gjuhën greke ?2000? dhe ?Orama? (Vizioni).
Kryetari i Unionit të Gazetareve të Shqipërisë dega Gjirokastër, Ilur lluri, në emër të kësaj organizate anëtar dhe pjesë e së cilës ai, i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, kolegut Theodhori Bezhani.
tesheshi.com
Julian Shorja, personi që u arrestua ditën e martë bashkë me...
Pas humbjes së thellë të zgjedhjeve vendore, në PD prej kohë...
Policia është shumë afër identifikimit të dy ayutorëve që nj...
Nga Enkel Demi Doktor Berisha, e, ma merr mendja, bashkë me ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas publi...
Fëmijët e klasës së gjashtë rrezikojnë të mbeten në vend num...
Masakra ne pyjet shqiptare nuk ndalet, povaresisht premtimev...
Në kuadër të implementimit të një strategjie për uljen e inf...
Ndonëse në 3 muajt e fundit, çmimi i naftës ka rënë në bursë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shtruar dy pyetje pas publi...
Genc Pollo ish-Ministri i Arsimit që kioskëzoi universitetet...
Grupi më i madh publik kërkimor në Spanjë, CSIC (Consejo Sup...
Pas rrahjes së djeshme të turistit francez në Dhërmi, një tj...
U deshën diçka më shumë se dy vite që ekstaza robinhudiane e...
Një debat më së shumti mediatik është përhapur pas 21 qersho...
Pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykata ka ...
Ekipet për Mbrojtje dhe Shpëtim aktualisht janë duke kërkuar...
Jeta deri në marrjen e azilit për emigrantët shpesh është rr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...