Infermierja grushta me drejtorin
Një infermiere dhe drejtori i një qendre shëndetësore në Mir...
Me anë të një propozimi të fshehtë, ligjvënësit shqiptarë kanë vendosur se zyrtarët që kanë marrë certifikatë pastërtie nga dy komisionet në vitet ’95 nuk mund të jenë objekt verifikimi dhe për rrjedhojë, komisioni i hapjes së dosjeve, nuk mund të pranojë asnjë kërkesë për informacion. Është amenduar pikërisht neni 28 i ligjit për hapjen e dosjeve. “Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike kur ata kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga organet kompetente sipas ligjit nr. 8001, datë 22.09.1995, “Për Genocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare” si dhe ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për Kontrollin e figurës së zyrtareve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, thuhet në nenin 28 të ligjit, i ndryshuar nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare.
Diktohet përgjigja e komisionit
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë vendosur të diktojnë me ligj edhe përgjigjen e komisionit për hapjen e dosjeve ndaj një kërkese për verifikimin e të shkuarës së një zyrtari. “Në nenin 28 të shtohen pikat 2, 3 dhe 4 me këtë përmbajtje: Autoriteti ju përgjigjet institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike për zyrtarin që emërohet/promovohet, respektivisht në se: a) ka qenë, ose jo person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm; b) ka qenë, ose jo bashkëpunëtor aktiv i ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji. c) nuk figuron në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Institucionet kombëtare dhe autoritetet publike në kuadër të transparencës dhe në funksion të vlerësimit të cilësive etike, morale dhe profesionale të zyrtarëve përpara emërim/promovimit, udhëhiqen nga parimi i mosndëshkimit kolektiv dhe të drejtave dhe interesave të individit”, thuhet në amendamentin, i cili është miratuar nga Kuvendi. Përjashtohen edhe deputetët Deputetët e Parlamentit Shqiptar kanë ndryshuar rrugës ligjin për hapjen e dosjeve, duke përjashtuar veten si subjekte të verifikimit. Nëse për asgjë nuk kanë rënë dakord në këto 25 vite, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, duket se kanë rënë dakord në heshtje për të shpëtuar dhe përjashtuar veten nga procesi i hapjes së dosjeve. Një grup deputetësh të Parlamentit, ishbashkëpunëtorë të niveleve të ndryshme të Sigurimit të Shtetit, kanë lobuar dhe lëvizur çdo gur, duke ndërhyrë në projektligjin për hapjen e dosjeve, në të cilin janë përjashtuar deputetët si subjekte verifikimi. Në çdo ligj të propozuar deri më tani për hapjen e dosjeve dhe lustracionin, deputetët kanë qenë subjekt verifikimi. Ndërkaq, ligji i ri ka përjashtuar me kujdes deputetët. Më konkretisht, për zbatimin e ligjit për hapjen e dosjeve krijohet Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Ky autoritet mund të verifikojë dhe është i detyruar t’i përgjigjet çdo kërkese për informacion, për çdo kategori zyrtari të lartë, duke përjashtuar vetëm deputetët. Pra, dosjet e deputetëve nuk do të hapen. Gjithashtu, kandidatët për deputetë nuk do të verifikohen nga Autoriteti para se të marrin mandatin.
Një infermiere dhe drejtori i një qendre shëndetësore në Mir...
Nuk e dimë cila gjë ju mërzit më tepër: Fakti që telefoni ju...
Në Partinë Demokratike po shtohen dita-ditës zërat për një k...
Kush ishte shtetasi amerikan, Theodhori Bezhani, që ndërroi ...
Julian Shorja, personi që u arrestua ditën e martë bashkë me...
Pas humbjes së thellë të zgjedhjeve vendore, në PD prej kohë...
Policia është shumë afër identifikimit të dy ayutorëve që nj...
Nga Enkel Demi Doktor Berisha, e, ma merr mendja, bashkë me ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas publi...
Fëmijët e klasës së gjashtë rrezikojnë të mbeten në vend num...
Masakra ne pyjet shqiptare nuk ndalet, povaresisht premtimev...
Në kuadër të implementimit të një strategjie për uljen e inf...
Ndonëse në 3 muajt e fundit, çmimi i naftës ka rënë në bursë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shtruar dy pyetje pas publi...
Genc Pollo ish-Ministri i Arsimit që kioskëzoi universitetet...
Grupi më i madh publik kërkimor në Spanjë, CSIC (Consejo Sup...
Pas rrahjes së djeshme të turistit francez në Dhërmi, një tj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...