web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Posta e Kosoves, pulla me imazhin e kater deshmoreve te familjes Lleshi

7 Gusht 2015, 15:02, Kosova & Bota CNA

Posta e Kosovës ka lëshuar të premten në qarkullim pullën postare e cila u kushtohet katër dëshmorëve të familjes Lleshi: Markut, Prendit, Kolës dhe Memës të cilët ranë heroikisht në luftën e UÇK-së për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Kjo pullë është promovuar sot në Akademinë Përkujtimore që është mbajtur nën patronatin e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e cila ka folur për kontributin dhe heroizmin e familjes Lleshi gjatë luftës çlirimtare.

Ndërkaq, për pullën postare me imazhin e katër dëshmorëve ka folur Halit Isufi, kryesues i Bordit të Drejtorëve të Postës së Kosovës i cili theksoi se Marku, Prendi, Kola dhe Mema ishin luftëtarë të orëve të para.

? Jehona e pushkëve të tyre nuk pushoi asnjëherë, deri në rënien e tyre në fushën e nderit. Rrëfimi për trimërinë e tyre nuk do të zbehet kurrë?, ka thënë Isufi.

Në emër të familjes së dëshmorëve, të pranishmit i ka përshëndetur dhe falënderuar, Gegë Lleshi.

Në këtë akademi është shfaqur edhe një program artistik si dhe një dokumentar për jetën dhe veprën e dëshmorëve të familjes Lleshi, bën të ditur posta e Kosovës.





Lajmet e fundit nga