Katastrofë në Detin Mesdhe: Organizata "Mjekë pa kufij" nuk sheh shanse për shpëtim
Sërish tragjedi në Mesdhe. Një anije refugjatësh përmbyset p...
Do të quhet ?Jing-Jin-Ji? dhe do të jetë megalopoli më i madh i të gjitha kohërave: 130 milionë banorë në 100 mijë kilometra katrorë. Do të jetë zemra e perandorisë kineze, dhe ka nisur të ndërtohet, për t?u lidhur me trena të shpejtësisë së lartë dhe ngritur mbi teknologjinë e lartë. Objektivi është i qartë: të bëhet kryeqyteti i botës
Kina dëshiron t?i dhurojë botës kryeqytetin e ri të të ardhmes. Do të jetë megalopoli më i madh dhe më i populluar i historisë. Edhe emri i tij duket i studiuar në një planet alien, ku është e ndaluar të humbasësh kohë: ?JJJ?, ose ?Jing-Jin-Ji?, që mund të shqiptohet ?gei-gei-gei?. Edhe sigla zbulon një projekt kolosal: shkrirja e Pekinit me portin e Tianjinit dhe të gjithë rajonin e Hebeit, që kinezët e quajnë ?Ji?. Dimensionet sot tingëllojnë të jashtëzakonshëm: më shumë se 100 mijë kilometra katrorë, dhe 130 milionë banorë. Për ta kuptuar: kryeqyteti kinez ka sot 21.5 milionë persona, Nju Delhi ka 14 milionë, Tokio 13.3, qyteti i Meksikos 9.1, Nju JOrku 8.4 dhe Londra 8.3 milionë. Megaqyteti i ri global do të ketë pak më shumë se një të tretën e banorëve të SHBA, pothuajse të gjithë popullsinë e Rusisë, më shumë se dyfishin e Italisë. Roma ka 2.6 milionë banorë, Milano 1.5: as sa një lagje e metropolit, me anë të të cilit presidenti Xi Jinping kërkon të zhvillojë profilin e asaj që synon të bëhet superfuqia e parë e shekullit.
Edhe objektivi tregon një ambicie që nuk ka precedentë: krijimi i një koncepti të ri të urbanizimit, për të mbyllur epokën e qyteteve industrialë të PErëndimit, të lindur në Tetëqindën, dhe për të hapur atë të rajoneve hi-tech, që do të shenjojnë Dymijën e Lindjes. E frikshmja ?Big-Bei?, emri joshës me anë të të cilit propaganda shtetërore kërkon të ?shesë? kryeqytetin e ri tek kinezët, mbart mbi vete misionin e dominimit të planetit, por fillimisht për të shpëtuar Kinën socialiste, e detyruar që të konvertohet realisht në ligjet e tregut të lirë. Pekini ka problemin se është i papërfunduar dhe i prapambetur: metropoli i pushtetit maoist u rrit mbi rrënojat e atij perandorak, stili është ai sovjetik, cilësia e jetës afër zeros, banorët gjithnjë e më të moshuar.
Bukuria e lashtë e gurit është mbytur prej pallateve të betonit, bunkerëve të partisë-shtet dhe ?industrive popullore? të saj. Trafiku, ngjeshja dhe smogu janë një makth që vetë kinezët, pas perëndimorëve, janë dorëzuar dhe i kanë pranuar si ?kushte të papërshtatshme për jetën njerëzore?.
?Maoja i ri?, i vendosur që të mos rrëshkasë në funksionin burokratik të moralizuesit antikorrupsion, ka vendosur: bota ka nevojë për një kryeqytet simbol të të ardhmes, Kina për një metropol të ri, imazh i ndryshimit dhe kjo vitrinë globale e ?ëndrrës? kineze do të jetë Pekini, i rithemeluar si ?JJJ?. Leva e revolucionit, përvec biznesit, është teknologjia.
Për të lidhur një qytet-rajon të madh sa një e treta e Italisë, brenda dhjetë vitesh do të ndërtohen dhjetëra linja hekurudhore të shpejtësisë së lartë, autostrada, kanale ujorë dhe ura, metro dhe aeroporte e tunele. Pekini i sotëm, i rindërtuar në fshatrat perandorakë që u rrafshuan prej Gardës së kuqe, do të mbetet një spot i historisë, artit dhe mjedisit, i ?dorëzuar? tek biznesi i tregtisë dhe turizmit ndërkombëtar. Metropoli i ri, i shtrirë mes detit të Tanjinit, maleve që e kufizojnë me Mongolinë dhe rrafshnajës së Yangtzesë që të con drejt Shangait, do të përfshijë qindra fshatra dhe qytete të dorës së dytë, të transformuara në fjetina, lagje industriale, pole të kërkimit dhe pushtetit, të gjithë satelitë të planetit kryesor.
Që sot është pjesërisht kështu. Më shumë se 60% e pekinezëve jeton përtej unazës së pestë të murit zyrtar që ndan qendrën nga periferia. Për këtë masë njerëzisih, e përbërë nga 8.1 milionë migrantë të brendshëm, jeta e përditshme është një kalvar. Të moshuarit ngrihen që pa gdhirë dhe shkojnë në stacionet e autobusit para orës pesë, për të zënë radhë në vend të fëmijëve që jetojnë në qytet. Këta vijnë në orën pesë, dhe falë sakrificës së prindërve pensionistë, mund të shpresojnë të mbërrijnë në zyrë, apo në fabrikë, pas tre orësh udhëtim.
Komisioni i gjithëpushtetshëm për Zhvillimin dhe Reformën (NDRC) ka shpallur tashmë, se falë shpejtësisë banorët e ardhshëm të ?JJJ? nuk do të duhet të humbasin më shumë se një orë në ditë me mjetet e transportit, duke përshkuar maksimumi 100 kilometra. Sekreti, një trashëgimi kombëtare shekullore, është planifikimi i detyruar. Cdo zone metropolitane, qeveria do i caktojë një detyrë të saktë: Pekini aktual do të përqëndrohet tek kultura dhe teknologjia e lartë, Tianjini tek kërkimet, shpërndarja dhe energjia, Hebei tek prodhimi i kompanive të vogla dhe të mesme. Edhe periferitë do të pësojnë transformime. Lagja-fantazmë e Tongzhousë, me qindra parafabrikate 25-katësh, të gjithë njësoj, do të transformohet në qytezën e re të pushtetit të kuq.
Pas më shumë se një mijë vitesh, zemra e perandorisë do të zhvendoset nga Qyteti i Ndaluar, me pamje nga Sheshi Tiananmen, për në periferinë veriore, ku do të ngrihet edhe një aeroport i dytë, i cili është menjëherë kandidat për t?u bërë ?më i trafikuari i planetit?. Në Tongzhou do të transferohen ministritë, i ashtuquajturi parlament, burokracia e pafund kineze, kolosët e ekonomisë shtetërore, por edhe spitalet, universitetet, gjykatat dhe kazermat e ushtrisë clirimtare. Objektivi i deklaruar është që të lehtësohet qendra nga trafiku dhe nga ndotja më terrorizuese e Azisë. Objektivi i pashprehur është që bastioni i pushtetit komunist të bëhet më i kontrollueshëm, më i ndërlidhur dhe më i mbrojtshëm. Trena-raketë dhe metrotë e shpejta do të bëjnë që deri në vitin 2025, distancat që sot kërkojnë tre orë, të përshkohen për jo më shumë se 40 minuta.
Rregullimi i Kinës në një megalopol unik të gjelbër dhe hi-tech, me Pekinin si qendër e veriut, Shangain të Qendrës dhe Guangzhoun të Jugut, është misioni të cilit brezi i ri i udhëheqësve i beson jo vetëm fatin e reformave ekonomike, por edhe mbijetesën e kinezëve dhe atë të partisë. Një superqytet me 130 milionë banorë, ngritur mbi trena, makina elektrike, energji të gjelbëra, paraqet një sfidë titanike për shërbimet, nga uji tek ushqimi, nga arsimi tek mbetjet.
Tashmë duket se numërimi mbrapsht për megalopolin e ri të të ardhmes ka nisur, bota me sa duket do të gjejë kryeqytetin e ardhshëm.
La Repubblica ? Bota.al
Sërish tragjedi në Mesdhe. Një anije refugjatësh përmbyset p...
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Qeveria po punon që të ...
Ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, e ka vlerësuar si politi...
Shtetit Islamik (ISIS) kërcënon kancelaren gjermane Angela M...
Më 13 tetor demokratët do të zhvillojnë debatin e parë publi...
Në qytetin Ismailia të Egjiptit u zhvillua një ceremoni madh...
Ish-presidenti argjentinas Carlos Menem dhe 12 persona të tj...
Ukraina i ka lëshuar thirrje për gjyq ish-presidentit Viktor...
Vlera e rublës ruse ka vazhduar të bie karshi euros dhe doll...
Grupi militant Shteti Islamik ka marrë kontrollin e një qyte...
Në aksionin e sotëm policor “Qelia” të realizuar në Maqedoni...
Gjykata Themelore në Mitrovicë sot ka marrë vendim që lideri...
Policia e Kosovës ka nisur patrullimet me barkë në liqenin e...
Një shpërthim i fuqishëm në një xhami në Arabinë Saudite ka ...
Edhe të enjten kanë vazhduar kërkimet e vajzës 6-vjeçare nga...
Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka vlerësuar se Gjykata Sp...
Përmbyllet me dështim procesi dëgjimor i të dyshuarve për ra...
Para ambasadës kroate në Beograd, Vojslav Sheshel dhe përkra...
Kroacia feston 20 vjetorin e Pavarësisë. Gjatë manifestimit ...
Autoritetet italiane dhe ato irlandeze u bënë dëshmitare të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...