web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shperthim ne nje xhami ne Arabine Saudite, 17 te vdekur

6 Gusht 2015, 13:34, Kosova & Bota CNA

Një shpërthim i fuqishëm në një xhami në Arabinë Saudite ka shkaktuar 17 viktima. Shpërthimi u shënua në xhaminë e Abha, qytet në jug të Arabisë Saudite. Lajmi konfirmohet nga televizioni shtetëror Al-Ekhbariya. Xhamia frekuentohej nga agjentë të policisë dhe zyrtarë të sigurisë, të cilët dyshohet se mund të kenë qenë në shënjestër. Si pasojë e shpërthimit së paku 20 persona kanë mbetur të plagosur. Autorët e sulmit nuk janë identifikuar ende, por dyshohet për një grup lokal të lidhur me ISIS. Një sërë atentatesh kanë tronditur vendin, ku i fundit ka ndodhur në muajin maj nga një kamikaz i cili u shpërthye brenda një xhamie shiite në fshatin e al-Qudeeh, ku humbën jetën 22 persona.





20:16 Kosova & Bota

Shikoni Ballkanin

Eleminimi i arsyeve të migracionit është një objektiv i shum...

Lajmet e fundit nga