web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Avionet amerikane mberrijne ne Turqi, nis operacioni kunder Shtetit Islamik

5 Gusht 2015, 13:14, Kosova & Bota CNA

Ministri Mevlut Cavusoglu tha se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara do të fillonin së shpejti një betejë në shkallë të gjerë kundër ISIS, për të mundësuar një mjedis më të sigurtë për forcat e moderuara të opozitës të cilat luftojnë kundër ekstremistëve, shkruan voa.

Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Malajzi, ku u takua me Sekretarin e Shtetit John Kerry, i cili ndodhet atje për një forum rajonal.

Turqia ra dakord muajin e kaluar të lejonte forcat amerikane të përdornin bazën Incirlik pranë kufirit me Sirinë.

Zyrtarët e kanë përshkruar planin si një operacion për të krijuar ?një zonë pa elementë të ISIS? e cila të shtrihet 100 kilometra në pjesën veriore të Sirisë. Megjithë kërkesat e përsëritura të Turqisë, plani nuk përfshin vendosjen e një zone ndalim-fluturimesh në rajon.

Shtetet e Bashkuara janë vënë në krye të një koalicioni vendesh që kanë ndërmarrë goditje ajrore kundër Shtetit Islamik që nga shtatori i vitit të kaluar.





20:16 Kosova & Bota

Shikoni Ballkanin

Eleminimi i arsyeve të migracionit është një objektiv i shum...

Lajmet e fundit nga