web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Perurohet kanali i ri i Suezit, pas nje viti pune e 9 miliarde dollare shpenzime

6 Gusht 2015, 16:14, Kosova & Bota CNA

Në qytetin Ismailia të Egjiptit u zhvillua një ceremoni madhështore me rastin e inaugurimit të kanalit të ri të Suezit. Kanali i ri 72 kilometra i gjatë u ndërtua për një kohë rekord, më pak se një-vjeçare dhe ai kushtoi 9 miliardë dollarë. Një pjesë kanalit shtrihet paralel me kanalin ekzistues dhe ai lidh Detin e Kuq me atë Mesdhe.

Kanali i ri është një projekt mjaft i rëndësishëm për ekonominë e Egjiptit, si dhe për tregtinë mes vendeve të rajonit. Ai pritet ta përmirësojë ndjeshëm trafikun e ngarkuar të kalimit të anijeve nga Kanali i Suezit, nga 18 orë pritje që ishte më parë, tani anijet do të presin mesatarisht 11 orë.





Lajmet e fundit nga