web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ukraina i dergon thirrje per ne gjyq ish-presidentit Janukovic

6 Gusht 2015, 15:16, Kosova & Bota CNA

Ukraina i ka lëshuar thirrje për gjyq ish-presidentit Viktor Yanukovych, për të dëshmuar në një hetim për korrupsion.

Gazeta shtetërore ukrainase Uryadoviy Kuryer ka publikuar një tekst, ku thirrja për paraqitje në gjyq e Yanukovychit.

Sipas kësaj thirrje, Yanukovych duhet të paraqitet më 11 gusht në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Kiev, ku do të merret në pyetje lidhur me një hetim për krimet e kryera në bazë të Nenit 191 të Kodit Penal.

Neni 191, paragrafi 5 i këtij Kodi ka të bëjë me ?shpërdorimin të pasurisë? dhe përvetësim të fondeve përmes përdorimit të një zyre opublike për të kryer mashtrim në shkallë të gjerë.

Yanukovych është larguar nga Ukraina në fund të shkurtit të vitit 2014, pas protestave të dhunshme pro-evropiane dhe momentalisht është në Rusi edhe pse vendndodhja konkrete e tij nuk dihet.

Ai është akuzuar se ka përdorur fonde shtetërore për të jetuar në mënyrë luksoze gjatë kohës sa ishte president. Sa ishte president i Ukrainës ai ka poseduar dhjetëra vetura të shtrenjta, shtëpinë e ka pasur të mobiluar me gjëra të shrenjta dhe në shtëpi ka pasur një kopsht zoologjik privat.





20:16 Kosova & Bota

Shikoni Ballkanin

Eleminimi i arsyeve të migracionit është një objektiv i shum...

Lajmet e fundit nga