web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Beograd, perplasen dy autobuze, me dhjetera te plagosur

7 Gusht 2015, 13:28, Kosova & Bota CNA

Rreth 40 persona mendohet të jenë lënduar të premten kur dy autobusë u përplasën mes vete në komunën e Palilulas, në Beograd.
Shifrat janë konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, shkruan B92, transmeton Indeksonline.

Ekipet emergjente mjekësore kanë thënë se 21 pasagjerë kanë marrë lëndime më të rënda, por se numri nuk është përfundimtar.

Sipas informatave, aksidenti ka ndodhur pasi njëri prej autobusëve ka kaluar në korsinë e kundërt, duke shkaktuar përplasje me një autobus tjetër.

Ndërkaq, bëhet e ditur se që të dy ngasësit e autobusëve kanë mbetur të lënduar.





Lajmet e fundit nga