web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Florian Mima: Tatimet, Qeveria, “dore te rende” mbi te varfrit

7 Gusht 2015, 14:42, Ekonomi CNA

Qeveria e cila eshte treguar e paafte te mbledhe te ardhurat per buxhetin e shtetit, po merr vendime te pashpirta per shqiptaret. Deputeti demokrat, Florian Mima komenton vendimin me te fundit te ministrise se Financave per taksat.

Drafti qe qarkulloi sot per grupet e interesit cilesohet nga Mima se permban vendime te renda dhe absurde per taksat qe duhet te paguajne shqiptaret.

?Keshtu, edhe nen regjimin aktual te taksimit progresiv te te ardhurave, individet me te ardhura mujore deri ne 30 mije leke tatohen me 0%, cka ben sens, pasi paga minimale eshte rreth 22 mije leke. Sot po lexojme nje projekt te pashpirt qe, pikerisht kesaj kategorie, tatimin ua con nga 0% ne 5% per 15 mije leket e para dhe nga 0% ne13% per 15 mije leket e dyta. Pra, nga 0 leke tatim per 30 mije leke te ardhura do t’u duhet te paguajne plot 2.700 leke tatim?, shkruan Mima ne nje postim ne Facebook.

Ai e sheh kete mase si nje mase ne kurriz te shtresave te varfra.

?Si mundet qe, paaftesine e shtetit per te administruar, ta kthesh ne hidherim, lot e mjerim per qindra mijera familje shqiptare? Aferisht jane 25 dollare cdo muaj ose 300 dollare ne vit qe secili nga te varferit e ketij vendi duhet te paguaje se nuk paguajne kontrabandistet e naftes e te cigareve…Mesa duket, vertet s’kishim pare gje akoma!?, perfundon deputeti demokrat.





Lajmet e fundit nga