web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Buxheti që po vret ekonominë

7 Gusht 2015, 05:50, Ekonomi CNA

KLODIAN TOMORRINga Klodian TOMORRI

Teksa i gjithë debati politik, por jo vetëm, është fokusuar në dështimin e qeverisë për të realizuar planin e të ardhurave, politika fiskale është duke bërë të njëjtin dëm edhe në kahun tjetër, atë të shpenzimeve. Në gjysmën e parë të vitit, investimet publike, të cilat janë shpenzimet e vetme produktive të buxhetit ishin më të ulëtat në 8 vitet e fundit, përjashto vitin e kaluar. Vite më parë, John Maynard Keynes, një nga ekonomistët më autoritarë të të gjitha kohërave do të thoshte: ?Sa herë që qeveria kursen 5 paund, i ka hequr ditën e punës dikujt.? Pikërisht kjo është ajo që po bën politika fiskale në Shqipëri.

Në kohë krizash ekonomike, kur sektori privat është i trembur dhe ul kërkesën për mallra dhe shërbime, janë qeveritë ato të cilat vendosen në linjën e parë të aktivitetit ekonomik. Duke rritur shpenzimet për investime, qeveritë konsumojnë, krijojnë kërkesë në ekonomi dhe hapin vende të reja pune. Kjo më pas shkakton një efekt pozitiv kaskadë, përmes të ashtuquajtuarit multiplikator fiskal, ku një lek shpenzim i qeverisë e rrit prodhimin më shumë se aq. Në terminologjinë ekonomike, këto janë ato që njihen si politikat kundërciklike ose stimujt fiskal.

Në vitin 2008-2009 Shqipëria e përdori në mënyrë agresive stimulin fiskal, duke shpenzuar deri në 10 për qind të prodhimit kombëtar për investime publike. Sipas FMN-së, politika aktivite e buxhetin në atë kohë ishte një nga arsyet kryesore që e mbajti ekonominë larg recesionit, por me një kosto, atë të rritjes së borxhit drejt niveleve të paqëndrueshme.

Është e vërtetë se Shqipëria tashmë e ka mbipërdorur huamarrjen dhe nuk mund të mbështesë më rritjen ekonomike tek borxhi. Por qeveria nuk po shpenzon as paratë e taksave. Për ta thënë më thjesht, në gjashtë muajt e parë të vitit, qeveria ka hequr para nga tregu përmes taksave që ju mbledh qytetrarëve dhe nuk i ka rihedhur në ekonomi, por i mban në arkë duke vrarë rritjen ekonomike. http://www.financa.gov.al/?/treguesit-fiskal-sipas-buxhetit? .

Ndërsa vitin e kaluar apatia e politikës fiskale në zërin e investimeve ishte deri diku e tolerueshme, pasi qeveria sapo kishte ardhur në pushtet, këtë vit ajo nuk ka asnjë justifikim racional. Përkundrazi është një kostot e drejtëpërdrejtë që i ngarkohet ekonomisë.

Për gjithë vitin 2015 qeveria ka planifikuar të investojë rreth 68 miliardë lekë ose 4.6 për qind të prodhimit kombëtar në vepra publike, pa përfshirë Fondin e Zhvillimit të Rajoneve. Edhe pse kjo është një nga vëllimet më të ulëta historike, sërish paratë nuk po shpenzohen. Në gjysmën e parë të vitit, sipas të dhënave të ministrisë së financave, janë realizuar vetëm 30 për qind e investimeve vjetore. Paralelisht, për të njëtën kohë qeveria ka konsumuar vetëm gjysmën e huamarrjes së parashikuar.
Në një situatë si kjo që po kalon ekonomia, ku besimi në sektorin privat mbetet ende i dobët dhe bankat hezitojnë të kreditojnë biznesin, pasiviteti i buxhetit për të shpenzuar hedh kosto të mëdha mbi ekonominë. Shqipëria përjetoi një eksperiencë të ngjashme vitin e kaluar, ku investimet publike u përqëndruan në pjesën dërrmuese në fund të vitit, madje shumë prej tyre me një procedure ekstra ligjore, përmes Letër Crediteve. Sipas Bankës së Shqipërisë kjo e dëmtoi ekonominë.http://www.bankofalbania.org/?/NJOFTIM_PER_SHTYP_7147_1.php?

Buxheti nuk po e ndihmon ekonominë. Përkundrazi apatia fiskale është duke e frenuar gjallërimin e kërkesës dhe rritjen ekonomike. Në ccdo sens që ka vlerë, kjo është e pafalshme. Një hara-kiri ekonomik, ose krizë e vetëkrijuar.





Lajmet e fundit nga