Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Pas debateve për Aktin Normativ më të fundit të qeverisë mbi rishikimin e buxhetit, Ministria e Financave është përpjekur të sqarojë, përmes një njoftimi për mediat, pikat kryesore që ndryshon ky Akt.
Ministria shpjegon se ?objektivi kryesor i Aktit Normativ është akomodimi i diferencës së parashikuar në të ardhurat e buxhetit të shtetit, me kosto minimale në buxhetin e institucioneve buxhetore?. Gjithashtu, sipas MF, edhe akomodimi i ndryshimeve në buxhetin vendor, si rezultat i fillimit të efekteve të reformës së re administrativo-teritoriale, përbën një tjetër objektiv.
Të ardhurat e buxhetit të shtetit janë vlerësuar të jenë rreth 16.3 miliardë lekë më pak se parashikimi i fillimit të vitit. E rëndësishme, thotë dikasteri i Financave, është të theksojmë se ndryshimi i Aktit Normativ nuk ka ndryshuar totalin e deficitit të vitit 2015, duke ruajtur të njëjtin nivel të miratuar në fillim të vitit, në marrëveshje edhe me FMN-në.
?Shpenzimet e përgjithshme buxhetore, deri në fund të vitit 2015, parashikohet të jenë 456.4 miliardë lekë, pra 3.92% më pak se plani fillestar i parashikuar në ligjin e vitit 2015?, thekson më tej Ministria e Financave, duke reaguar ndaj debateve mbi ndryshime të konsideruara thelbësore në buxhet përmes Aktit Normativ.
?Edhe pse shpenzimet buxhetore propozohen me ulje, ajo çfarë është më e rëndësishme lidhet me faktin se buxheti real i institucioneve nuk preket, por ndërhyrja është bërë në ato zëra, ku janë evidentuar kursime, ose ku shpenzimet, ashtu siç janë parashikuar, do të rezultonin me mosrealizime në fund të vitit?. Ky është një tjetër shpjegim nga MF, e cila më poshtë përpiqet të shpjegojë disa nga zërat kryesorë të Buxhetit në raport me Aktin Normativ më të fundit të ekzekutivit:
-Shpenzimet kapitale në këtë Akt Normativ mbeten pothuajse në të njëjtat nivele, çka tregon se ekonomia është e sigurt në marrjen e stimujve të vet nga buxheti i vitit 2015. Në këtë zë janë miratuar disa rialokime, përkatësisht nga projektet e investimeve me financim të huaj (kredi) tek ato me financim të brendshëm. Kjo si pasojë e ecurisë të ngadaltë të zbatimit të projekteve me financim të huaj për vitin 2015, kryesisht në sektorin e rrugëve nacionale.
Njëkohësisht, propozohen edhe rialokime mes projekteve të investimeve me financim të brendshëm, drejt atyre me ecuri më të lartë.
Si rezultat, investimet me financim të brendshëm për ministritë e linjës dhe institucionet buxhetore rriten me rreth 5 miliardë lekë, por duhet pasur parasysh që kjo vlerë është akoma më e lartë po t?i shtojmë dhe fondet transfertë, që do të përdoren për financim investimesh, të tilla si: projekti i ndërtimit të stadiumit të ri ?Loro Boriçi?, Shkodër me 1.5 miliardë lekë, fondi për zhvillimin e rajoneve me 500 milionë lekë etj;
-Shpenzimet Operative dhe Mirëmbajtje propozohet të rialokohen brenda grupeve ose midis grupeve të ndryshme nga një artikull në një tjetër, gjithnjë brenda limiteve. Nëpërmjet këtyre rialokimeve, janë bërë rregullime të ndryshme, të cilat lehtësojnë funksionimin dhe arritjen e objektivave të caktuara të ministrive dhe institucioneve të ndryshme buxhetore. Njëkohësisht, specifikisht për këtë vit është akomoduar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, programi ?Zhvillimi i Sportit?, fondi prej 1.5 miliardë lekë në zërin ?Transfertë për federatat?, i cili do të shërbejë për financimin e stadiumit të ri ?Loro Boriçi? në Shkodër;
-Shpenzimet për pagesën e interesave të borxhit publik (të brendshëm dhe të huaj) propozohet të ulen me rreth 8.3 miliardë lekë. Kjo, kryesisht, si rrjedhojë e ecurisë së favorshme gjatë periudhës janar-qershor 2015 të ankandeve të letrave me vlerë të Qeverisë, si edhe si rrjedhojë e stabilitetit të kursit të këmbimit për të njëjtën periudhë;
-Shpenzimet për fondet speciale ulen me 400 milionë lekë, nga të cilat 800 milionë lekë në skemën e sigurimeve shoqërore dhe 200 milionë lekë në skemën e sigurimeve shëndetësore, kryesisht nga kursimet që rezultojnë në këto zëra për periudhën 6-mujore. Brenda këtij zëri shtohen 600 milionë lekë në skemën e kompensimit të ish-pronarëve, rezultat kjo i rritjes së të ardhurave nga procesi i legalizimit, për të njëjtën shumë;
-Fondi për zhvillimin e rajoneve rritet me 0.4 miliardë lekë, vlerësuar si një mekanizëm efektiv për realizimin e investimeve publike në nivel rajonal;
-Zëri ?shpenzime personeli? (fondi i veçantë i pagave) ulet me 960 milionë lekë;
-Si pasojë e parashikimit të mosrealizimit të të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore për 1 miliard lekë, po me këtë shumë ulen edhe shpenzimet e pushtetit vendor;
-Në zërin ?shpenzime të tjera? ulen 200 milionë lekë nga pagesa e papunësisë dhe i shtohen 200 milionë lekë ndihmës ekonomike dhe paaftësisë;
-Huadhënia për energjinë reduktohet me 2 miliardë lekë, si rezultat i disbursimit me të ngadaltë se parashikimi i kredisë për këtë sektor;
-Fondet rezerve/të kontigjencës ulen me rreth 548 milionë lekë;
-Shpenzimet për sektorët prioritarë si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia nuk pësojnë ulje. Përkundrazi, rezultojnë me një rritje të qënësishme (Arsimi +1.3 miliardë lekë, Shëndetësia + 340 milionë lekë (duke përfshirë rritjen e nivelit të kontributeve), Bujqësia + 98 milionë lekë).
Zef Preçi ekspert i Ekonomisë jep argumentet që çuan në ulje...
TemA mësoi se Ministria e Financave ka hartuar një akt-norma...
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka përzgjedhur kompanit...
Treguesi kryesor në Bursën e Athinës, Athex, ka rënë këtë të...
Edhe pse Kuvendi i Shqipërisë miratoi me votat e te gjitha f...
Rreth 38 mijë biznese që nuk kanë derdhur në afat kontribute...
Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare kis...
Me anë të një dekreti të datës 29 korrik 2015, presidenti i ...
Viktor Shtëmbari është një fermer në zonën e Divjakës. Ai th...
Cmimet e naftës ranë në tregtinë aziatike të premten teksa u...
Për vonesën e punimeve në rrugën Tiranë- Elbasan, janë marrë...
Fondi Monetar Ndërkombëtar sqaron për herë të parë në publik...
Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve ka vendosur pezullimin e ...
Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë rënë gjatë kësa...
Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi 184 milionë euro për Koso...
Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar i është thënë se nivel...
Kontratat e së ardhmes të aksioneve evropiane u rritën si pa...
Agjencisa Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ka konstatuar...
Gjashtë mujori i parë i këtij viti ka shënuar minimumin hist...
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Financave ende nuk kanë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...