web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet në rimbursimin e TVSH-së

2 Gusht 2015, 12:45, Ekonomi CNA

Edhe pse Kuvendi i Shqipërisë miratoi me votat e te gjitha forcave politike ndryshimet ne ligjin e TVSH-se, ku bizneseve te cilëve nuk iu rimbursohet ne kohe tatimi mbi vlerën e shtuar, mund t?iu zbriten taksat e tjera qe paguajne ne administrate, Konfidustria kërkon plotësime te mëtejshme te këtij ligji. Ne një njoftim shtypi, kjo shoqate sqaron se ky ligj nuk mjafton per t?i dhëne fund fenomenit te vonesave ne rimbursim për shkak te korrupsionit te larte tek tatimet.

Konfindustria kërkon qe parlamenti te miratoje ndryshime dhe te parashikohen masa administrative dhe penalizime per punonjësit te cilet bëjnë keto gabime me, ose pa dashje, ne kurriz te bizneseve. Zgjidhja përfundimtare e problemeve me TVSH-ne shihet nga sipërmarrësit si element i domosdoshëm per thithjen e investimeve te huaja dhe rritjen e sigurisë ne pune.





Lajmet e fundit nga