web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha – Ramës: Kur të shoh në fushatë më dukesh si i çmendur. Hiq dorë nga rritja e taksave, erdhe në pushtet me mashtrime

21 Maj 2015, 11:05, Politikë CNA

 

Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit aktual duke i drejtuar gishtin për vjedhje dhe krijimin e tenderave për përfitime vetjake. Berisha tha se kjo qeveri erdhi në pushtet me mashtrim dhe po të njëjtën gj është duke bërë edhe tani.

? Kur të shoh në fushatë më dukesh si i çmendur. Mos kujto se je më i zgjuar se qytetarët. Erdhe në pushtet duke mashtruar dhe po të njëjtën gj po bën edhe tani. Ti kurrë nuk do të bëhesh si Lulzim Basha. Kjo strategji, duke marrë nëpër gojë në cdo takim Bashën, nuk është politikë. E vërteta është se kjo qeveri nuk ka asnjë projekt për qytetarët. Kryeministri i ka vënë qëllim vetes të rrisë çmimin e ujit por nëse kjo do të ndodh nuk do të ketë më tolerime?, tha Berisha





Lajmet e fundit nga