Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Në takimin e dy ministrave të Jashtëm, Steinmeier e Bushati në Berlin u diskutua jo vetëm për krizën në Maqedoni, por edhe mbi pritshmëritë nga konferenca e Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet këtë vit në Vjenë.
Gjermania ka besim tek Shqipëria – dhe vendi kandidat i BE-së është mirënjohës për mbështetjen e lokomotivës së Europës: Ky ishte toni mbizotërues në konferencën e përbashkët për shtyp të ministrit të Jashtëm gjerman, Steinmeier dhe homologut shqiptar, Bushati. Takimi i ministrit të Jashtëm gjerman me ministrin shqiptar Ditmir Bushati i zhvilluar në Berlin të mërkurën ( 20 maj) nxorri në pah edhe njëherë marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, siç e theksoi edhe ministri gjerman Steinmeier në fjalën e tij përshëndetëse. Ministri i Jashtëm gjerman vlerësoi se Shqipëria ka bërë hapa përpara në drejtim të BE-së, që nga koha e marrjes së statusit të vendit kandidat. ?Shqipëria e ka guximin për të bërë reforma të thella?, tha Steinemeier. Luftimi i korrupsionit, kriminalitetit të organizuar, reforma në drejtësi kërkojnë guxim, tha Steinmeier duke shtuar se nuk dyshon që në Shqipëri ky guxim do të vazhdojë. Qëndrimit dashamirës të ministrit të Jashtëm gjerman Steinmeier, homologu shqiptar, Ditmir Bushati iu përgjigj me tone falënderimi për mbështetjen gjermane në gjithë këto vite që nga rënia e diktaturës. ?Kjo mbështetje e inkurajon qeverinë shqiptare të vazhdojë reformat për afrimin e vendit me BE-në?, tha Bushati.
Shqipëria ka interes për një Maqedoni të stabilizuar
Në konferencën për shtyp të dy ministrave të Jashtëm në Berlin vëmendje iu kushtua edhe zhvillimeve të fundit në Maqedoni. Ngjarjet në Kumanovë para më shumë se një jave e tronditën Europën, por edhe e bënë të shohë më me vëmendje drejt rajonit, tha Steinmeier. ?Shpresoj që ky të mos jetë fillimi i një shkallëzimi dhe që autoritetet në Maqedoni të përpiqen për zbardhje transparente të incidenteve dhe të kujdesen që të mos kemi incidente të tilla në të ardhmen.?
Mbi ngjarjet në Maqedoni u pozicionua në Berlin edhe ministri i Jashtëm shqiptar. Stabiliteti i Maqedonisë ka për ne si fqinjë të mirë rëndësi të veçantë e po aq e rëndësishme është që të mos preket integriteti territorial i Maqedonisë? e të përmirësohen marrëdhëniet ndëretnike, u shpreh ministri i Jashtëm Bushati. Në këtë drejtim Shqipëria ?do të mbetet një partner i besueshëm i Bashkimit Europian? dhe gjithmonë do të luajë një rol konstruktiv në politikën e jashtme, theksoi ai.
Konferenca e Ballkanit Perëndimor: Nga fjalët tek projektet konkrete
Steinmeier përmendi në fjalën e tij edhe angazhimin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ku si ?kontribut konkret? ai përmendi Konferencën e Ballkanit Perëndimor. ?Topi tani ndodhet tek fqinjët tanë austriakë dhe do të vazhdojë loja?, tha Steinmeier duke pasur parasysh raundin e ri të konferencës në Vjenë. Shohim se temat po bëhen më konkrete, tha Steinmeier. Do të bëhet fjalë për projekte konkrete infrastrukturore në rajon, për shkëmbimin mes të rinjve dhe çështje që lidhen me shoqërinë civile. ?Jemi mirënjohës? tha ministri i Jashtëm shqiptar që ?rajonit i kushtohet vëmendje megjithë këto kohë të vështira. Shpresa e palës shqiptare është që në Vjenë partnerët ballkanikë të paraqesin projekte konnkrete të përbashkëta që do të gjejnë mbështetje. Bushati e vlerësoi procesin e nisur në Berlin si konferenca e Berlinit për Ballkanin Perëndimor si një shtysë që ka sjellë përmirësime edhe në marrëdhëniet me Serbinë.
Por edhe fenomeni i emigrimit nga Kosova dhe në muajt e fundit edhe nga Shqipëria drejt Gjermanisë ka qenë pjesë e bisedimeve të dy ministrave të Jashtëm. Steinmeier lëvdoi shprehimisht palën shqiptare dhe ambasadën gjermane në Tiranë për fushatën sqaruese në vend.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e b...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i është bashkuar takimev...
Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi...
Kush investon mbi 1 milion euro në bujqësi me projekte serio...
Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Halim Kosova u taku...
Dega e partisë Demokratike në Kukës ka denoncuar një rast në...
Kandidati Mero ishte në disa fshatra të Korçës, të njohura p...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Ard...
Fushata do edhe dy ditë që të nisë zyrtarisht.Por, ajo në fa...
Kandidatët e dy forcave kryesore për Bashkinë e Tiranës, Hal...
Kryeministri Edi Rama duke folur për konfliktin e ndodhur di...
Ish zëdhënësi për shtyp në Ministrinë e Brendshme, Leonard O...
Frymëmarrje dhe kohë për spiunët e Sigurimit të Shtetit në q...
Halim Kosova, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, ka p...
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë...
PRAPË PREMTIME, PRAPË MASHTRIME Erion Veliaj na habit me për...
Që Lulzim Basha ka dështuar në kryeqytet këtë tanimë e ka pr...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta...
Kandidati demokrat Gjergji Mero ishte sot në disa zona infor...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...