web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet thesari i Aleksandrit të Madh, 2300 vjetë më parë

10 Mars 2015, 19:35, Kuriozitete CNA

Studiuesit e shpellave në Izrael, e kanë zbuluar një grumbull të monedhave dhe stolive të çmuara nga koha e Aleksandrit të Madh, të cilat arkeologët besojnë që janë fshehur nga refugjatët në kohë të luftërave antike. Thesari i vjetër 2300 vjetë është i pari i këtij lloji që është gjetur nga periudha e këtij pushtuesi të njohur, njofton Eitan Klein nga Autoriteti izraelit i Antikiteteve. Muajin e kaluar, notarët në bregdetin lindor të Izraelit, zbuluan diçka edhe me më shumë vlerë, rreth 2 mijë monedha ari nga shekulli i 11-të për të cilën arkeologët shpresojnë se do të zbulojë më shumë të dhëna rreth sundimit të myslimanëve gjatë asaj kohe. Hulumtuesit e gjetën thesarin e fundit në një të çarë të ngushtë në shpellën me stalaktite në rajonin e Galileos. Thesari përfshinte dy monedha të argjendta që janë prodhuar gjatë sundimit të Aleksandrit si dhe kishte edhe disa pjesë të stolive të çmuara që përfshinë unaza, byzylykë dhe vathë. ?Gjërat e çmueshme mund të jenë fshehur aty nga banorët vendor që janë larguar nga aty gjatë kohës së trazirave që u nxitën nga vdekja e Aleksandrit të Madh?, deklaron Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit përmes një komunikate. Aleksandri i Madh, e udhëhoqi një fushatë ushtarake të suksesshme deri në Lindje të Mesme dhe disa pjesë të Azisë. Ai vdiq në Babiloni, apo Iraku i ditëve të sotme në vitin 323 para erës së re.





14:45 Kuriozitete

Pema ne forme hunde

Kjo pemë e pazakonte është fotografuar nga një amator, i cil...

09:15 Kuriozitete

Të dashur me qera

Tregu më i madh kinez në internet, “Tobao”, ofron gjithçka: ...

Lajmet e fundit nga