web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të dashur me qera

8 Mars 2015, 09:15, Kuriozitete CNA

Tregu më i madh kinez në internet, ?Tobao?, ofron gjithçka: prej balonave në formë gomari, e deri te minjtë dhe transplantet e gjirit. E tani, në këtë treg mund të gjesh edhe të dashur me qera. Kinezë të shumtë janë duke ofruar dashurinë e tyre prej 160, deri në 1.599 dollarë në ditë por gjithashtu nevojitet pagesë shtesë për aktivitete romantike, si mbajtja e duarve, vajtja në kinema së bashku dhe ledhatimet. Por, ?të dashurit me qera? nuk janë vetëm për zemra të vetmuara. Shërbimet e tyre po përdoren më së shpeshti nga gratë kineze, që i janë afruar të tridhjetave, dhe të cilat duan që në këtë mënyrë ta ulin presionin familjar për martesë. Ndonëse numri i saktë i qeramarrësve është vështirë të përcaktohet, pasi që kjo nga kinezet vazhdon të konsiderohet opsion i fundit, interesimi për këtë industri është shtuar dukshëm. Kërkimi në internet i termit ?të dashur me qera? është ngritur për 88%  në periudhën midis viteve 2012 dhe 2013, kanë bërë të ditur zyrtarë të ?Taobaos?.





16:45 Kuriozitete

Mos rrini shumë ulur

Të gjithë personat që kanë një punë zyre dhe rrinë për shumë...

Lajmet e fundit nga