web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zogjtë që sjellin dhurata

10 Mars 2015, 17:00, Kuriozitete CNA

Një histori e kohëve të fundit e Magazine tregon se si një vajzë tetë vjeçare në Amerikë merrte dhurata nga sorrat. Ato duket se i ishin mirënjohese vajzës që i ushqente rregullisht.
Në historinë e saj të vërtetë Gabi Mann tregon se si sorrat i sillnin asaj dhurata të tilla si gota qelqi shumë ngjyrëshe, letra kopsa dhe pjesë bizhuterish. Por doli se ajo nuk ishte e vetmja që merrte dhurata nga zogjtë e egër.
Lynn Witte, nga Amerika, tregon gjithashtu se u bë mamaja adoptuese e një sorre të vogël e cila kishte vrarë këmben. Lyn e quajti zogun Sheryl. U kujdes për të që të shërohej por tha se u çudit nga bukuria dhe inteligjenca e saj. Kur sorra u rrit mësoi edhe të fluturonte. Kur kthehej nga udhëtimet e saj sorra i sillte Lyn shumë dhurta. Ja jepte me krahet hapur dhe kokën të përkulur. Zogu refuzonte ta merrte dhuratën përsëri. Dhe kjo vazhdoi për shumë kohë. Mes të tjerash sorra sillte kapakë shishesh, madje edhe një pendë zogu por kurrë ushqime apo ndonjë zog të ngordhur. Sheryl pëlqente të luane lojëra të ndryshme dhe të fshihte gurë dhe objekte të ndritshme.

 





14:45 Kuriozitete

Pema ne forme hunde

Kjo pemë e pazakonte është fotografuar nga një amator, i cil...

09:15 Kuriozitete

Të dashur me qera

Tregu më i madh kinez në internet, “Tobao”, ofron gjithçka: ...

Lajmet e fundit nga