web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një CV e sinqertë martese

9 Mars 2015, 09:03, Kuriozitete CNA

CV-ja martesore që ka bërë një vajzë indiane ka bërë xhiron e uebit për shkak të sinqeritetit të saj, madje të tepruar mund të themi. Prindërit e vajzës kishin bërë një CV dhe e kishin ngarkuar në një faqe interneti në përpjekje për t?i gjetur një burrë vajzës së tyre. Por rastësisht Indhuja Pillai e lexoi këtë CV dhe në vend që të zemërohej e fshiu atë dhe ngarkoi një CV që e kishte përpiluar vetë. 23-vjeçarja nga Bangalorë, Indi, kishte renditur cilësitë e saj pozitive dhe negative me një sinqeritet që gjithkush do t?a kishte zili.

?Nuk jam feministe dhe nuk jam një femër që është e dhënë shumë pas martesës. Flokët më pëlqen t?i mbaj të shkurtra dhe nuk kam për t?i zgjatur asnjëherë për asnjë arsye. Dua një mashkull që të ketë mjekër të gjatë dhe të ketë dëshirë të vizitojë botën. Dua dikë që të fitojë para për veten e vet dhe të mos e urrejë punën e tij. Marrin pikë shtesë burrat që i urrejnë fëmijët. Dua një mashkull që të ketë një personalitet të fortë dhe të ketë mundësi që të bëjë një bisedë minimumi 30 minuta. Nëse mendoni se kualifikoheni, atëherë rishikojeni dhe njëherë vendimin tuaj dhe para se të pranoni  tregojani websajtin prindërve tuaj. Atëherë mund të merrni vendimin përfundimtar?, thuhet në CV-në e Indhuja Pillai-t e cila është publikuar nga e përditshmja angleze Daily Mail.





14:45 Kuriozitete

Pema ne forme hunde

Kjo pemë e pazakonte është fotografuar nga një amator, i cil...

09:15 Kuriozitete

Të dashur me qera

Tregu më i madh kinez në internet, “Tobao”, ofron gjithçka: ...

Lajmet e fundit nga